Qeveria e drejtuar nga VMRO-BDI, e zhytur në krim dhe korrupsion ka filluar në fushatë kundër përfaqësuesve të Bashkimit Evropian të cilët po ndihmojnë zgjidhjen e krizës politike në vend, raporton agjencia e lajmeve INA.
Kritika të ashpra nga ky pushtet, madje dhe kërcënime direkte të diplomatëve evropian në Shkup, vetëm se ata po kërkojnë të ndalet krimi i organizuar, korrupsioni galopant si të lejohet funksionimi i shtetit të së drejtës.
Absurdi është se, kjo kastë politikanësh po tregohet mosmirënjohëse ndaj ndihmën se pakontestueshme të Bashkimin Evropian në konsolidimin e demokracisë në vend.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav thotë se, ndërmjetësit ndërkombëtarë në Maqedoni shpesh herë janë të detyruar të rrisin masat e sigurisë për shkak se ndihen të kërcënuar.
Orav tha se edhe shumë media maqedonase po udhëheqin fushata negative kundër diplomatëve të huaj, ndonëse ata janë të angazhuar për ndihmuar Maqedoninë që të gjejë zgjidhje për krizën e thellë politike.
Ndërkaq, vetë lideri i partisë më të madhe në vend ditë më parë përdori një retorikë të ashpër ndaj përfaqësuesve të BE-së në Shkup, duke i shpallur si armiq.
Gruevski, në një tubim partiak, i dërgoi mesazh liderit të opozitës maqedonase se: “Nuk vihet në pushtet duke bashkëpunuar me Katica dhe Vanhojtovca”.
Eksperti belg Piter Van Hojte, i cili po ndihmonë zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni i është përgjigjur shkurtë retorikës së ashpër të liderit të VMRO-së Nikolla Gruevskit.
“Nuk kam ndonjë reagim, reagimi i vetëm rreth kësaj është gjithmonë, “Nëse nuk të pëlqen porosia, vrite lajmëtarin”, tha Hojte.
Edhe Prokuroria Publike Speciale, Katica Janeva kërkoi nga MPB-ja që të caktojë sigurim personal për të gjithë prokurorët publikë në këtë institucion.
Shkas për këtë është fjalimi i kreut të VMRO-DPMNE-së, i cili e vendosi prokuroren Janeva në të njëjtin grup sic tha ai, me “kriminelët, falsifikuesit, mashtruesit.” (INA)
Comments
Post a Comment