Në mbledhjen e
fundit të Rijasetit të BFI është diskutuar për haxhin dhe organizimin e tij për
vitin 2016. Në këtë mbledhje është sjellur vendim që haxh gjatë këtij viti të
ketë vetëm përmes vijës ajrore. Sipas asaj që po flasin pronarët e agjensive turistike,
lidhur me këtë, gjatë vitit të kaluar, vet Sulejman Rexhepi u kishte thënë se
kundër kyçjes së agjensive turistike në organizimin e haxhit gjithnjë kanë qenë
Ali Baragoni, Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani, Abedin Imeri, Rexhep Jusufi, etj.
Në komunikatën nga ana e BFI-së thuhet: “Pas analizave të shumta rreth
organizimit të haxhit në të kaluarën e duke marrë parasysh sistemin dhe
rregullat organizative të Haxhit nga Minsitria e Haxhit të Mbretërisë së
Arabisë Saudite, mos zbatimi i të cilave sjell dënime dhe pasoja të mëdha për
organizatorët e haxhit, Rijaseti i BFI-së unanimisht solli vendim që organizimi
i Haxhit duke filluar nga ky vit (2016) të organizohet vetëm përmes vijës
ajrore, kështu duke unifikuar organizimin e haxhit me Republikën e Kosovës,
Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Turqisë.” E vërteta thotë se
autoritetet saudite për organizatorë nga Maqedonia për disa vite me radhë
njohin vetëm BFI-në, por si duket Suleman Rexhepi ka parapëlqyer mjegull për
t'i mbuluar gjurmët! Ajo që këtë vit e ka detyruar të ndërron mendjen me sa
duket lidhet me aferën e falsifikimeve të pasaportave për qytetarë turq, dhe në
një formë dëshiron të shpërlahet para autoriteteve të vendit dhe
ndërkombëtarët. Në komunikatën e BFI-së ka edhe një paqartësi tjetër kur
thuhet: ”kështu duke unifikuar organizimin e haxhit me Republikën e Kosovës,
Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Turqisë.” Një drejtues agjensie haxhi
thotë se është e vërtetë që shtetet e përmendura nuk organizojnë haxh përmes
vijës toksore, por në Kosovë dhe Shqipëri haxhi organizohet vetem përmes
bashkësive islame, kurse në Turqi haxhi organizohet edhe nga agjensitë
turistike! Tani nuk dimë sakt, a do të organizojmë si në Turqi, apo
përfundimisht jemi eliminuar!? Nuk ka dyshim se ky vendim ka shkaktuar edhe
reagime tek agjensitë turistike dhe habit fakti se sikur të ishin të kurdisura,
ka të atilla që prej tani kanë filluar edhe me reklamat e tyre!
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/

Comments
Post a Comment