Në vendosjen
e shtatores së figurës së madhe të popullit shqiptar Isa Boletini në Saraj të
Shkupit në manifestimin final të shpalosjes morri pjesë kryetari i BFI-së
Sulejman Rexhepi. Kjo pjesëmarrje dhe shpalosje e bustit të Isa Boletini nga
kreu i BFI u kritikua nga shumë hoxhallarë dhe personalitete, veprim ky që nuk
ka të bëjë me parimet islame. Hoxhallarë e Imamë nga Maqedonia shprehën se: “
Ne jemi të befasur me atë që po bënë Sulejman Rexhepi në veçanti për promovim të
bustave dhe përmendoreve. Ne nuk jemi aspak kundër figurës së madhe të popullit
tonë Isa Boletini, por Sulejman Rexhepi nuk duhet të merret me busta e shtatore
se ato sipas parimeve islame janë idhujtari. Ai ka shumë punë që duhet të kryej
për çështjen fetare,vakufin dhe zhvillimin e jetës islame, andaj çfarë i duhet
atij promovimi i bustit dhe legjitimimi i idhujtarisë?” Mediat por edhe vetë BFI muaj më parë kishte
promovuar se brenda BFI-së tani ekziston Këshilli për Fetva, këshill ky që do të
merret me çështje diskutabile islame dhe problem me të cilat do të ballafaqohet opinion musliman në vend. Pikërisht
kjo ka shtyer edhe më shumë imamët të pyesin këshillin në fjalë se për çfarë
arsye nuk jep prononcime në pyetjet që janë parashtruar gjithandej nëpër media
se vallë Sulejman Rexhepi a është akoma besimtar? Sipas zërave ky këshill është
themeluar vetëm për të arsyetuar krimin dhe veprimet joislame të Sulejman Rexhepit
dhe aspak të merret me problem reale islame. Gjithashtu këtij opinion i janë
shtuar zërat se nuk duhet të llogaritet Këshilli për Fetva i BFI-së, por Këshilli
për Fetva i Sulejman Rexhepit? “ Ky Këshill akoma nuk doli me një përgjigje
lidhur me veprimin idhujtaresk të Sulejman Rexhepit. Kjo çfarë po ndodh në BFI është
turpi dhe legjitimimi i idhujtarisë në shekullin e 21-një. Si duket ky këshill
për fetva nuk është këshill i BFI por i Sulejman Rexhepit dhe se ata duhet të përgjigjen
ashtu siç i porosit dhe mëson legjitimuesi i idhujtarisë në shekullin që po
jetojmë. Ky veprim sipas principeve Islame është i ndaluar dhe të largon nga
feja. Idhujtaria të lejohet e të promovohet në këto kohë pikërisht nga
institucioni që i fton njerëzit në besim të pastër është krimi më i madh i ndodhur
ndonjëherë në BFI. Në fund të fundit mund të kuptojmë veprimin e Sulejman Rexhepit
ngase atë e ka lënë mendja, por aspak nuk e kuptuam veprimin e muftive të BFI-së.”-thuhet
në reagimin e hoxhallarëve. Ky reagim nuk është i vetmi meqë ditë më parë
kishin reaguar edhe shumë teologë e imamë të tjerë në mënyrë individuale duke e
kritikuar veprimin e Molla Sulës dhe Muftive të BFI-së.
Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me
Comments
Post a Comment