Vëllai i komandant Sokolit, Besnik Ukshini përmes një letre publike nuk e pranon asesi faktin se vëllai i tij po dergjet në kazamatet maqedonase nga tradhtia e ish-bashkëluftëtarëve të tij, njofton agjencia e lajmeve INA. Ai habitet me heshtjen e qeverive shqiptare për të cilat dyshon se kanë hisen e tyre në aktin e tradhëtisë në Kumanovë.
Lexoni letrën e plotë:
Urime Ditëlindja Komandant Sokoli!
Vëlla Sami, asnjëherë nuk e kam menduar se do të uroj ditëlindjen Tënde e Ti të jesh në kazamatet sllave. Një Sokol si Ti nuk e ka vendin dhe nuk do të gjendej në kafaz tē armiqve por tradhëtia e Hamzajve të sotëm ju preu në besë.
U ftuat që të përkujtoni ushtarët tuaj në përvjetorët e rënies të tyre ju than se forcat e koalicionit Sllavo-Rus do të sulmonin e bënin masakra mbi popullatën në atë ditë. Prania juaj do te krijonte siguri tek vëllezërit në Iliridë. andaj, siq e do besa dhe detyrimi kombëtar,mu ashtu siq vepruat në vitin 2001, vendosët të jeni pran vëllezërve tuaj si çdo herë, bashkë me shokët. Ti dhe djemtë tjerë të kombit, nuk e pandehët se ish bashkluftëtarët dhe vëllezërit tuaj ju bën kurthën, ju bën tradhëtinë.
Sokolin si Ti, askush nuk do e fuste në dorë, as pas grilave pa dorën tradhëtare. Ti u dorëzove pasi kuptuat tradhëtinë. ishte akt i vështirë për Ty dhe bashkluftëtarët tuaj, por ishte akt i lart diplomatik dhe strategjik. Vendosët që t’ia depononi aktin e tradhëtisë faqeve të Historisë Shqiptare, që të mos e mbulojnë me buldozher shërbimet Sllavo-Ruse. Andaj, qëndro drejt dhe krenar për këtë ditëlindje edhe prapa grilave sllave, ashtu siq qëndrove drejt dhe me kokë lart edhe kur tentuan që të ulin kokën duke t`a përgjakur. Qëndro krenar edhe tani kur politika shqiptare duke heshtur bën pobratimin me ata që ju tradhëtuan. Qëndro krenar edhe kur populli ynë ngritet në këmbë për një lojë futbolli. E di se edhe Ti e ke dashur fort futbollin dhe ke qenë futbollist i mire,e di që edhe Ti do të ngriteshe në këmbë për kombtaren tonë që u kualifikua, por as që mund të informohesh se çfarë bëhet jasht grilave tua.
Por vetëm një gjë me habitë!!!
Si është e mundur që ky i njëjti popull i yni të mos ngritet në këmbë për ekipin tonë kombtar të Kumanovës që bëri luftë me sllav e rus për 37 orë rresht; për ekipin, guardian i trojeve kombtare, që mori pjesë në çdo cep të atdheut sa herë u kërkua; për ekipin që heroikisht rezistoi dhe fitoi luftën kundër 3700 forcave speciale sllave?! Dhe tani kur përgatiten aktakuzat kundër jush, populli ynë hesht, sepse politika dhe qeveritë duan ashtu. Të dy qeveritë tona heshtin, duke dëshmuar hisen e tyre në aktin e tradhtisë.
Sami trimi, të lutem mos u dëshpro nga asgjë e padrejtë ndaj jush edhe pse e humbët një betejë, e bëhu i fortë edhe për humbjen e djemve të kombtares të Kumanovës. Ashtu siq humbi ca lojëra ekipi kombëtar i futbollit, e pastaj u kualifikua, edhe ju do fitoni lirinë shpejt, do të fitojnë edhe aspiratat tuaja.
Le të dëshprohen, mërziten, turpërohen përgjithmonë ata që e hudhën në kurthë të Rusëve, e prita të ndyta sllave , ekipin tonë Kombëtar Çlirimtar që i doli zot te gjitha trojeve tona.
Po të mos ishte tradhëtuar ky ekip heroik dhe nderi i kombit, sot Ti Sokol do të ishe ai që do të diskutoje kufinjtë e jashtëm me OKB dhe të huajt, dhe nuk do të ishin duke u diskutuar kufinjtë e brendshëm dhe asociacionet me serbët e malazezët nga politikanët tonë të mjerë. Çështja shqiptare me ju do të kishte tjetër fuqi, andaj politika Ruse dhe sllave ju goditën dhe tentuan të ju eleminoinë me dorën e njerëzve të besuar nga ju dhe bekimin e qeveritarëve tonë të korruptuar e të shitur. Andaj për të ndriquar këtë tradhti dhe komplot të paskrupullt dhe për të shpëtuar jetërat e djemve legjenda te ekipit tonë kombtar, Ju vendosët që të dorëzoheni.
Lavdi atyre që ranë për të jetuar gjithmonë!
Liri juve që jeni prapa grilave!
Ty vëlla Sami urime ditëlindja!
Nga zemra të uroj që ditëlindjet tjera të presesh e të festosh në liri me Arin, familjen e të gjithë ne!
Beqë Ukshini alias Besniku./ina/
Comments
Post a Comment