Qeveria të dielën (dje) nuk e ka shqyrtuar kërkesën e komunës së Kërçovës për furnizim të shkollave me naftë nga rezervat shtetërore, kurse shkak për këtë ka qenë mungesa e zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi. “Lajm” nga burime qeveritare ka siguruar përgjigjen për komunën e Kërçovës e cila është në gjuhën maqedonase. Mirëpo edhe më skandaloz është fakti se qeveria nuk pranon ta shqyrtojë këtë kërkesë pa prezencë të zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur për 18.10.2015 e prolongoi shqyrtimin e Informatës lidhur me nevojën e furnizimit me derivate nafte të nevojshme për mbulimin e nevojave të shkollave, për seancën e ardhshme të Qeverisë me konkluzë që e njëjta të shqyrtohet në prezencë të Musa Xhaferit, zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në njoftimin dërguar komunës së Kërçovës.
Comments
Post a Comment