Përfaqësuesit e diplomacive më të mëdha në vend, SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët apeluan deri të kryeministri Nikolla Gruevski të veproj urgjentisht në zgjidhjen e krizës politike.
Në këtë deklaratë ata porositën edhe liderin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev të mos i publikoj “bombat” të cilat mund të rrezikojnë Marrëveshjen e Przhinos.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Charles Garrett deklaroi sot se gjatë bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike, ambasadorët i kanë shprehur dëshpërimin Gruevskit për shkeljen e afatave të Przhinos.
Ai tha se i kanë bërë thirrje urgjente Gruevskit të nxit ekipin e tij që të ndërmerr reformat e duhura për implementimin e shpejtë marrëveshjes që të sigurojë terren për zgjedhje të drejta dhe kredibile në sytë e vendasve dhe ndërkombëtarëve dhe gjithashtu të merr përgjegjësi për shkeljet e mundshme.
I bëjmë thirrje urgjente edhe LSDM-së, ta plotësojnë obligimin e tyre të marrëveshjes mos të publikojnë materiale nga afera e përgjimeve, porositi Garrett.
Ai potencoi se Marrëveshja e Përzhinos i obligon partitë që ta vendosin interesin shtetëror para atij partiak dhe këtë ta dëshmojnë në pajtim me procesin integrues dhe vlerave demokratike evropiane. (INA)

Comments
Post a Comment