Skip to main content

Regjisori i "Lugina e Ujqërve", Sınav: Kam një lidhje shpirtërore me popullin e Ballkanit

TIRANË/SHKODËR (AA) – Me filmin “Histori e gjate” janë përmbyllur tre netët e Festivalit të Filmit Turk, të mbajtur ne qytetin e Shkodrës. Të rinj të Shkodrës, por edhe të ftuar kanë ndjekur këtë film, që ka një regjizurë të Osman Sınav që hyri në transmetim më datë 12 tetor 2012. Filmi i është përshtatur kinemasë pas realizimit të skenografisë nga Yiği Güralp i veprës me të njëjtin titull të shkrimtarit Mustafa Kutlu.
E veçanta e këtij eventi në Shkoder ka qene pikërisht prezenca e regjisorit Osman Sınav. I gjendur në Shqipëri për të marrë pjesë një programin të organizuar nga Qendra Kulturore Turke "Yunus Emre" e Shkodrës regjisori dhe producenti i njohur i botës së kinemasë në Turqi, Osman Sınav në një prononcim për Anadolu Agency  tha se e ndjen veten si në shtëpinë e tij kur ndodhet në vendet e Ballkanit.
Sınav tha se ka një lidhje shpirtërore me popullin e Ballkanit dhe u shpreh se lidhja e tij me popujt e Ballkanit filloi me telenovelën "Deli Yürek" (Zemër e Çmendur). Sınav më tej thotë se: “Në atë kohë kishte luftë në këto anë. Në Kosovë banorët e Prishtinës në mos gaboj për shkak të ndërprerjes së energjisë vazhdimisht për shkak të situatës kishin bërë një kërkesë tek autoritetet për të pasur energji ditën dhe orën kur jepej kjo telenovelë. Kjo gjë më lumturon shumë. Më pas ndërkohë që isha në Kosovë për të xhiruar një pjesë mbi UÇK për telenovelën ‘Lugina e Ujqërve’ atje më dhuruan një unazë me një shqiponjë. E mbaj në gisht, është një simbol i veçantë për mua”.
Ndërkohë në lidhje me një pyetje mbi të ardhmen e tij dhe përfshirjen ose jo në axhendën e tij Ballkanin Sınav thotë: "Kam një axhendë të ngjeshur. Dua të bëj shumë gjëra. Normalisht që Ballkanin e kam në fokus. Momentalisht jam duke punuar me një tregim për Bosnjë dhe Hercegovinën. Nuk e di se sa mund t’ia arrij, por po mundohem".
Ndërsa mbi filozofinë e jetës së tij Sınav shprehet se: "Un mendoj që çdo gjë që ne përdorim, bëjmë, kemi dhe jetojmë, faktikisht është një produkt i një imagjinate në të shkuarën. Shkurtimisht ajo që ne përdorim sot është një imagjinatë e të shkuarës tonë. Për këtë arsye sipas meje të imagjinosh është shumë e rëndësishme, por më e rëndësishme është që imagjinatën ta kthesh në një strategji. Tek çdo njeri dhe në çdo mendim të njerëzve duhet të ketë imagjinatë. Ai i cili nuk ka imagjinatë në këtë botë bëhet pjesë e imagjinatës të dikujt tjetër. Kjo vlen edhe për shtetet. Ai shtet i cili nuk ka një imagjinatë të vetën është pjesë e imagjinatës së një shteti tjetër".
Në fund të fjalës së tij Sınav tha për popullin ballkanas se edhe pse fizikisht ndodhet në Turqi, mendja dhe shpirti i tij është në Ballkan.
- Kush është Osman Sınav-
Osman Sınav lindi në Burdur në vitin 1958. Në periudhën mes viteve 1975 dhe 1979 studion për pikturë dhe dizenjim tekstili fillimisht në Akademinë e Arteve të Bukura të Stambollit e më pas në Universitetin “Mimar Sinan” për kinematografi dhe televizion.
 Osman Sınav duke e nisur karrierën e tij me shkrimin e teksteve të reklamave televizive dhe regjizurë, në vitet 1984-1987 u emërua me detyrë në prodhimin e mbi 500 filmave reklamë. Më pas themeloi kompaninë e realizimit të filmit me emërtimin “Sinegraf”. Punimet si regjisor dhe producent i dramës që filluan në vitin 1987 e vazhdojnë edhe sot me filmat artistikë e televizivë janë prodhime të këtij pasioni të tij.
  Osman Sınav me rrugëtimin kinematografik që nis në vitin 1987 xhiroi për televizionin filmat: “Vdekja e një Shkrimtari”, “Agim i Rremë”, “Karuseli”, “Një ditë e Sulltanit”, “Botë e Vogël”, “Nuk Gjendet Njeri për Dashurinë”, “Të Hapësh Dyert” dhe “Gënjeshtari”, për kinemanë filmat: “Guerila”, “Zemër e Çmendur”, “Parisi, Operacioni i Qershisë”, “Histori e Gjatë” dhe “Dashuria është e Kuqe”.
 Në vitin 1991 përqendrohet në filmat serial për televizionin dhe u bë regjisor dhe producent i 17 serialeve shumë të pëlqyera televizive, si: “Super Baba”, “Zemër e Çmendur”, “Lidhjet e Jetës”, “Buka e Gojës”, “Lugina e Ujqërve”, “Sakarja dhe Eufrati”, “Molla e Kuqe”. Serialet u mirëpritën me shumë pëlqyeshmëri jo vetëm në Turqi, por me shumë interes edhe në televizionin e shumë shteteve të botës./aa/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/