Protesta në stilin e regjimit të Sllobodan Millosheviqit do të ndodhin në Shkup, në organizim të partisë në pushtet VMRO-DPMNE.
Kështu shkruan sot portali Plusinfo, duke theksuar se ekipi i ngushtë i kryeministrit Nikola Gruevski po përgadit anëtarësinë partiake për protesta radikale politike në Shkup, duke i ngjarë atyre të marsit të 1991 në Beograd të organizuara nga ish-diktatori serb Sllobodan Millosheviqit.
Protestat do të kenë si qëllim edhe qërimin e hesapeve me opozitën, por edhe dërgimin e mesazheve nacionaliste në adresë të faktorit ndërkombëtarë. Mësohet se protesta do të nis nga Parlamenti, por është e mundur që këto protesta të shpërndahen edhe në qytete të tjera. Koluministë të njohur proqeveritarë në kolumnat e tyre të fillimit të kësaj jave paralajmëruar këto protesta masive. (INA)
Comments
Post a Comment