A nuk është
vepër penale mosrespektimi i rregulloreve të BFI-së, mosorganizimi i tenderave
përkatëse, mosthirrja e organit më të lartë të BFI-së për të raportuar të
vërtetën mbi të gjitha akuzat duke e keqpërdorur tubimin e tyre vetëm sa për
t’ua marrur përkrahjen për një sërë veprash të paligjshme që do t’i bënte Mulla
Sula nga fillimi i muajit maj e klëndej
Neriman Osmani,
Gostivar
Në fillim, këtë shkrim deshta ta titulloj “9 veprat
penale të Mulla Sulës”! Megjithat, ky titull m’u duk shumë përkufizues. Veprat
penale të Mulla Sulës do t’i përkufizoja vetëm në 9-të! Ndërsa ato janë aq të
shumta sa, mbase më gjithëpërfshirëse e tyre do të ishte thjesht, thesi.
Nga disa shkrime e reagime të Lëvizjes me të cilat nisi të
faktorizohet që në dalje të saj, fillimisht kuptohej se Mulla Sula kishte
manipuluar dhe gënjyer disa nga organet shtetërore, të gjitha organet e BFI-së
si dhe mbarë popullatën mysimane të vendit. Dakord, mund të vlerësohen edhe si të
këtilla por, tashmë ka ardhur koha që të dalë nga modestia e vet kjo Lëvizje
dhe të gjitha ato veprime të Sulejman Rexhepit t’i tratjë si vepra penale,
sepse, pa dysim që, që të gjitha janë vepra penale.
A nuk është vepër penale vjedhja e mandatit të dytë të
postit të reisit, pa u respektur ligjet kushtetuese, rregulloret përkatëse dhe
akte e tjera normative?
A nuk është vepër penale deponimi i nënshkrimit të vet në
Regjistrin Qendror, si kryetar i një Institucioni duke e falsifikuar
procesverbalin e një zgjedhje e cila kurrë nuk është zhvilluar?
A nuk është vpër penale manipulimi me numrin “13
myftinj”, ndërsa pjesa dërmuse e tyre janë kordinator dhe myftinj të pazgjdhur
sipas rregulloreve përkatëse/
A nuk është vepër penale zhvatja e pasurisë së vakëfit?
A
nuk është vepër penale tjetërsimi i vakëfit! Këtu fjala është për bonot me vlerë
të cilat jepen nga shteti si “vakëf” në pamundësi për ta kthyer pronën e
nacionalizuar që tashmë ka kaluar në “interes naciona”. Me çfarë vendimesh e ka
bërë këtë tjetërsim të vakëfit, të cilin, në vend se ta shtojë, ai e shndërron
në rroga nëpunësisht të BFI-së.
A
nuk janë vepër penale vjedhjet, grabitjet e pronave të BFI-së, duke i shndëruar
ato në Ora ROLEX e në apartamente luksoze personale në Ohër, në hotele,
restorante, në lekë të deponuar nëpër banka të jashtme!
A
nuk i përngjanë në vjedhje uzurpimi i katit të sipërm të Medresesë Isa Beu dhe
shndërrimi i saj në klub sportiv për nipa e mbesa të Mulla Sulës!
A
nuk është vepër penale posedimi i çelësave të magazes ushqimore të Medresesë me
qëllim që të “merret fshehurazi” mishi i kurbanëve për anëtarët e familjes së
vet por edhe për zagarët e tij që hanë mish më shumë se nxënësit e Medresesë.
A
nuk është vepër penale bashkëveprimi me mashtruesin profesionist dhe me hajnin
e specializuar Mustafa Dautin të cilin e ka ngritur në kryetar të shoqatës së
vet personale “humanitare”?
A
nuk është vepër penale tentative për ta mashtruar opinionin e gërë të vendit përmes
montazhit të një videoje dh nëpunësit e BFI-së t’i akuzojë paturpësisht “puçista”
dhe duke i hedhur në rrugë!
A
nuk është vepër penale tentativa që të bëjë përpjkekje t’i njllosë dhe t’i bëjë
pa vlerë njerëzit e vetëm që ia kanë hetuar hajninë, korrupsionin dhe
trishtimin të cilët vendosën që t’i bëjnë transparente para opinionit të gjërë.
A nuk është vepër penale ky presion me qëllim për ta fshehur të vërtetën që
tashmë e posedojnë njerëzit e Lëvizjes për reformat në BFI.
A
nuk është vepër penale mosrespektimi i rregulloreve të BFI-së, mosorganizimi i tenderave
përkatëse, mosthirrja e organit më të lartë të BFI-së për të raportuar të vërtetën
mbi të gjitha akuzat duke e keqpërdorur tubimin e tyre vetëm sa për t’ua marrur
përkrahjen për një sërë veprash të paligjhme që do t’i bënte Mulla Sula nga
fillimi i muajit maj e klëndej!
A
nuk është vepër penale shpifja dh gënjeshtrat
e tij me qëllim që t’i njollosë anëtarët e Lëvizjes së Reformës si “lëvizje
partiake”?
Fare
në fund, a nuk është vepër penale keqtrajtimi i rreth 10 tonë lëkurave të
kurbanëve, të cilat, para se t’i dhuroheshin me dedikim BFI-së ishin pronë e
dikujt që i ka blerë ato?
Nuk
ka organ shtetëror për të cilët nuk do të ishte Mulla Sula lëndë shqyrtimi.
Kupa është mbushur. Vetëm Zoti e di se kur do të shpërthejë. Kurse populli është i bindur se një ditë do të
shpëthejë dhe tërë ajo materie e pistë do të kanalizohet drejt landfilit që tashmë
duhet të jetë ngritur për të dhe për sojet e tillë.
Marrur nga Opinione
Marrur nga Opinione
Comments
Post a Comment