Që kur ekziston ambasada amerikane e deri më sot, me
mijëra qytetarë të Maqedonisë i janë përgjigjur aksonit vullnetar për të
dhuruar gjak dhe, pa dyshim që, që të gjithë kanë marrur nga një letër
falënderimi nga kjo Ambasadë. Por, kurrë, askujt nuk i ka shkuar në mend që ta
bëjnë publike atë letër. Sepse nuk bëhet! Po pse këtë nevojë Mulla Sula dhe
hajni i tij Mustafa?
Shkruan: Bashkim G. Aliu
Insitucionet amerikane, Shteti i Amerikës, populli
amerikan, e kanë në traditën e vet që mos ta refuzojnë asnjë ndhmë që i
dedikohet kauzës amerikane, qoftë kjo edhe përmes një pike gjaku. Si shtet e
popull human që janë, dijnë të organizojnë edhe aksione mjaft atraktive humane,
kështu duke ua dhënë të gjithëve shansin që të ndjehen si “ndihmëtarë” ndaj
Amerikës. Këtë kënaqësi ua ofrojnë gjithësecilit. Ja, një nga aksionet e
këtilla është edhe organizimi i dhurimit të gjakut. Kohë më parë Ambasada
Amerikane kishte organizuar aksionin e dhurimit të gjakut, për të gjithë ata që
dëshirojnë të ndjehen për një moment njerëz humanë. Këtë nevojë e kishin ndjerë
edhe uzurpatori i postit të reisit të BFI-së, Sulejman Rexhepi, dhe “oksigjeni”
i tij (kështu po prezantohet kohëve të fundit gjithandej, duke thënë “pa mua,
në vend vdes Sulejman Rexhepi), hajni perfid, Mustafa Dauti. Amerikanët, pas
çdo aksioni humanitar, të gjithë atyreve që i përgjigjen apelit të
organizatorit amerikan, të njëjtëve pastaj, në shenjë mirënjohje, u dërgojnë
falënderim me shkrim. Ky është një rregull i bontonit të një populli të
civilizuar. Letër falënderimi i kishin dërguar edhe këtij dueti të shkatërrimit
të BFI-së. Sulejman Rexhepi nuk e ka hallin as te aksioni humantar dhe as te
organizatorët amerikanë por, e ka hallin si ta manipulojë opinionin dhe si ta
arrijë një vetëkënaqësi epshore. Nuk ka krijesë e gjallë në Maqedoni që tashmë
nuk e di se kush është Mustafë Dauti. Të gjithë e dijnë se është një superhajn
i rafinuar, i cili, e gëzon përkrahjen e kryehajnit, Sulejman Rexhepit,
pikërisht për faktin se është shndërruar në lavatriçe për shperlarjen e parave
të pista të Mulla Sulës. Dhe, të dërgohet ky farë banditi në ambasadën
amerikane është non sens. Amerikanët i kanë “besuar” Mulla Sulës e ky i pret në
besë duke i dërguar për rehabilitim bandititin e BFI-së. Veç kësaj, Mulla Sula
bën edhe gabimin e dytë: keqpërdor letrën personale duke e bërë publike atë
dhe, kështu, duke e nxjerrë në pozita të palakmueshme tërë stafin e Ambasadës
Amerikane. Letrat personale kurrë nuk bëhen publike. Është tmerr nëse publikimi
i tyre bëhet sa për të manipuluar opinionin. Të thuash që “pse mos të jem me
Mustafa Dautin kur me të janë edhe amerikanët, ja kjo vërtetohet edhe përmes
letrës amerikane”, është një përpjekje për ta kamufluar krimin e radhës. Madje
ky krim mund të jetë edhe gjigant, sepse manipulimi është gjigant. Hajni,
vjedhësi i ndihmave humanitare dedikuar refugjatëve sirianë, krimineli që ec me
revole nëpër BFI, kodoshi i cili brenda natës e merr lejen për armëmbajtje,
shitësi i makinave (kroatit!) të donuar nga një turk për OH Hilal të BFI-së,
seksipilli manjak, miku më i ngushtë i dilerit të drogës tashmë i ndjerë, pra,
ky person të dërgohet në ambasadën amerikane, është gafa jetike e Sulejman
Rexhepit. Jo se nuk e kanë ditur amerikanët se kush është Mustafa hajni, por,
thjesht kanë respektuar “shoqëruesin” e reisit si institucion fetar. Që kur
ekziston ambasada amerikane e deri më sot, me mijëra qytetarë të Maqedonisë i
janë përgjigjur aksonit vullnetar për të dhuruar gjak dhe, pa dyshim që, që të
gjithë kanë marur nga një letër falënderimi nga kjo Ambasadë. Por, kurrë,
askujt nuk i ka shkuar në mend që ta bëjnë publike atë letër. Po pse këtë
nevojë Mulla Sula dhe hajni i tij Mustafa? Madje keqpërdorin faqen zyrtare të
BFI-së dhe aty i publikojnë ato letra. Asnjë media tjetër nuk do t’ua botonte,
sepse janë letra private dhe fare të parëndësishme. Turp dhe sjellje jo
korrekte ndaj miqve tanë tradicional, amerikanëve. Hajt se edhe ata e dinë që
Sula e Mustafa janë hiç-i i popullit shqiptar.
Comments
Post a Comment