Kohë më parë në
Gazetën e përditshme LAJM u botua një lajm lidhur me transportin e refugjatëve
me mjete private dhe me mjete të organizuar nga shoqatat e ndryshme. Për këtë
licencën duhej siguruar nga Ministria e Punëve të Bendshme dhe nga ajo e
transportit. Për këtë paska konkurruar edhe OH HILAL e BFI-së por që, duke i
ditur synimet manipulative të kreut të kësaj Orgnzatë si dhe të BFI-së,
Ministria e policisë e refuzon kërkesën e HILAL-it. Këtë arsyetim të policisë,
në biseda interne, hajni Mustafa Dauti e diskuton si, marrëveshje të MPB dhe
vetë tij, sepse nëse e merr Hilali licencën atëherë duhet t’ua japin edhe të
tjerëve. Për hirë të bashkëpunimit të ngushtë që e paska me policinë e shtetit
paska arritur t’i mirëkuptojë policët dhe mos të reagojë për këtë “padrejtësi”!
E vërteta është se, dosja kriminale e Mustafa Dautit e ka lënë jasht lojës këtë
Organizatë që të merret me transportin e refugjatëve në mënyrë të organizuar
nga Gjevgjelia e deri te kufiri me Serbinë. Në lajmin e botuar në LAJM,
“dikush” nga BFI-ja qenka përgjigjur në emër të Mustafa Dautit dhe paska dalur
informata se MPB-ja është mjaft e kënaqur me bashkëpunimin e ngushtë me OH
Hilal. Ditën kur ka dalur kjo informatë shokuese, kreu i BFI-së bashkë me
hajnin Mustafë Dautin, kanë qenë në një lokal në Kërçovë pasi i kanë bërë
vizitë Myftnisë së këtij qyteti. Sipas njerzve që kanë qëlluar në atë moment në
atë lokal, Molla Sula dhe hajni Mustafa Dauti kanë qenë mjaft të shqetësuar, të
nervozuar dhe nga goja e tyre kanë shpërthyer qindar sharje me nënë, me motër e
me grua kundër atij “dikushi” që ka treguar për raportet shumë të mira në mes
të policisë së shtetit dhe Mustafa Dautit. Molla Sula ka zbrazur rafall
sharjesh kundër “dikushit” sepse, sipas mullait, kejt bota e di që nuk i kemi
mirë raportet me policinë e ky “magjypi” na zhveshë lakuriq. Pastaj këtë mllef
dhe këto sharje hajni Mustafa Dauti ia ka zbrazur përmes telefonit atij
“dikushi”. Dikushi është kërcënuar “me ba e me folë edhe ni here në emën tem ta
q… të vras”! Po pra, krimineli Mustafa Dauti vret sepse sapo e ka marrë lejen e
armës nga policia, në shenjë të bashkëpunimit të ngushtë në mes të tij dhe
policisë shtetërore. Minarja nuk mund të futet në thes!
No comments:
Post a Comment