Në portalet që mbështesin BDI-në është publikuar një shkrim për takimin e zv/kryeministrit Musa Xhaferi me ish-presidentin amerikan Bill Clinton. Në foto shihet Xhaferi duke ia shtrënguar dorën ish-presidentit amerikan i cili gëzon simpatinë e shqiptarëve për shkak të rolit të tij vendimtar në sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë, raporton SHENJA.
Mesazhi që synohet të jepet është se një mik i fuqishëm i shqiptarëve shprehë mbështetje për numrin dy të BDI-së. Por, e gjithë kjo duket të jetë një farsë. Kështu të paktën pretendon Edmond Ademi, i cili në Facebook ka demaskuar përpjekjen për t’i dhënë imazh madhështor vizitës së Xhaferit në SHBA.
“Fondacioni Clinton Global Initiative funksionon sipas sistemit: You pay, you attend! Për biznesmenë kuota është minimum 100.000 dollarë, për individ 50.000 dollarë, për OJQ 20.000 dollarë. Nëse paguan më shumë, ke shansin të fotografohesh me Bill Clintonin. Sa ka paguajt Musa”, ka shkruar Ademi.
Ndërkohë, është raportuar se vizita e Xhaferit është realizuar me ftesë të Fondacionit të ish presidentit amerikan Bill Clinton, ku ka realizuar takime të rëndësishme në Departamentin e Shtetit Amerikan dhe ka takuar përfaqësues të mërgatës shqiptare në SHBA./almakos/
Comments
Post a Comment