Prokurori dhe eksperti i njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhon Osaliven, ka takuar ministrin e Drejtësisë Adnan Jashari, me të cilin ka diskutuar për mënyrën e organizimit të gjyqësorit si dhe për ingerencat e Prokurorisë publike në Maqedoni.
Siç njofton ministria e Drejtësisë në takim është biseduar edhe për Marrëveshjen e 2 qershorit, Me theks të veçantë u diskutuar për emërimin e Prokurorit special, si një nga pikat kryesore që palët e nënshkruara në këtë marrëveshje duhet ta zbatojnë”, thuhet në njoftim. Eksperti amerikan e ka njoftuar ministrin Jashari për organizimin e prokurorisë në SHBA. Prokurori Osaliven është bartës në zgjidhjen e shumë rasteve të rëndësishme në SHBA, të cilat kryesisht janë të lidhura me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./aktuale/
Comments
Post a Comment