Portali “Burevesnik.org dhe më pas edhe portali shqip “Drejtimi.com” ka publikuar një material të paverifikuar që pretendon se është një bisedë e përgjuar midis sekretarit të ri të përgjithshëm të Bashkësisë Fetare Islame, Irsal Jakupi dhe një anëtari të lartë të Këshillit të Prokurorisë Publike të Maqedonisë, M.A.
Portali maqedonas thekson se biseda është autentike dhe e siguruar së fundi përmes burimeve të saj, dhe se ajo siç thuhet mund të dëshmohet në çdo kohë. Në këtë bisedë flitet për punën e zyrtarëve të rinj në BFI dhe përgaditjet për Haxhin dhe përfitimet që sjellë ky organizim.
Portali burevesnik, por edhe drejtimi.mk kanë publikuar materialin, duke mos mbajtur llogari për emrat e protagonistëve dhe që kjo bisedë pritet të konfirmohet se sa është autentike.
Comments
Post a Comment