Skip to main content

OPINION: Kur rezili (Mulla Sula) i ndanë mirënjohje dilerit (Mustafa Dautit)

Rreth paturpësisë së radhës së Sulejman Rexhepit gjatë ndarjes së “mirënjohjeve” që e bëri këto ditë

Nga: Ilir POLISI

Dueti më i sofistikuar në vjedhje të BFI-së si dhe në pastrim parashë, dueti më i bërë rezil nëpër media e portale, dueti më hajn i të mirave të myslimanëve, Sulejman Rexhepi-Mustafa Dauti, këto ditë patën nevojë që të jenë në qendër të vëmendjes si “humanist” duke e falsifikuar motivin! Mustafa Dauti paska dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zbutjen e vuatjteve të refugjatëve sirianë e irakianë që po kalojnë nëpër Maqedoni!!! Kurse Sulejman Rexhepi për këtë “motiv” e dekoron me mirënjohje Mustafa Dautin, lavatriçen e parave të pista të Sulejman Rexhepit.
A ka gjë më të turpshme, më ofenduese dhe më idiotike se sa ta krahasoshë aktivitetin e vetëm humanitar dhe vetëmohues të Jasmin Rexhepit dhe bashkëshortes së vet me Mustafa Dautin, i cili krejt për punë të ndytë, në cilësinë e dilerit të drogës, pati një takim njëditësh me disa nga refugjatët sirianë dhe irakianë.
Tërë bota e di se Mustafa Dauti është njeriu më pis në fytyrë të tokës, njeriu më hajn, i cili, në emër të OH Hilal bën shpëlarjen e parave të pista të Sulejman Rexhepit. Kjo tashmë dihet botërisht.
Jasmin Rexhepi është shoqatë njeri, nuk ka kurrfarë logjistike dhe, ndihmën në ujë për refugjatët e ka bërë me javë, ai ka qenë zëdhënësi i refugjatëve të mbajtur peng në qendrën e Gazi Babës nga pushteti aktual; Jasmin Rexhepi ka filluar me paratë e veta, me kafshatën e gojës së fëmijëve të vet të bëjë humanitet me këta refugjatë, me makinën e vet, me benzinin e vet. Nuk pati njeri në vendin tonë që nuk i tha “hallall i qoftë”!  Dhe, çohet pas disa ditësh, pas një takimi që e pati Mustafë Dauti me Argëtim Asani, alias Artanin, i cili u vra disa ditë pas atij takimi të realizuar në Strugë, në restorantin Akua, dhe nis e takohet me disa refugjatë, më tepër për të pozuar me ta se sa për të kryer aktivitet humanitar. Asnjë apel zyrtar nuk ka qenë që të mblidhen ndihma nga muslimanët e vendit për këta vëllezër për nga feja. Asnjë aksion humanitar siç ishte, për shembull, moti dikur për Somalinë! Prej nga i mori Mustafa Dauti ato ndihma për t’ia shpërndarë refugjatëve?! Fundja, pse ky të dekorohet dhe jo OH HILAL??? Thjesht, sepse u zbërthye shumë keq, e mori vesh krejt bota se çfarë pisi është ky dhe, për ta qetësuar pak dhe për ta justifikuar pak shoqërimin e vet me këtë kriminel, Mulla Sula e dekoron me mirënjohje për aktivitete false!
Pse nuk e dekoroi me mirënjohje, bie fjala, atëherë kur për në Somali nga muslimanët e vendit u tubuan rreth 40 mij euro, të cilat, vetëm 5 mij u dorëzuan në myftininë e Bullgarisë ndërsa të tjerat u ndanë në mes të Mustafa Dautit dhe djalit të Sulejman Rexhepit, Zuhejr Rexhepit, zëvendës drejtor i Medresesë Isa Beu në Shkup. Kurrë në BFI nuk erdhi ndonjë raport se nga shkuan ato para. Në fakt, a e di kush se pse u mblodhën për Somali? Sepse, shpëlarja e parave, vjedhja e tyre ishte më e lehtë. Nëse nuk besoni shkoni e pyetni në Somali!!! Djallëzirat e Sulës dhe të Mustafës. Pisa të mëdhënj!
Pra, disa ditë para se të vritej Artani, Mustafa si mik i tij i ngushtë, e takon në restorantin Akua të Strugës ku merren vesh në hollësi për një detyrë. Këtë detyrë pastaj Mustafa ia tregon një bashkëudhëtari të vet si dhe një nëpunësi në Myftininë e Kumanovës, prejt të cilit ka kërkuar që refugjatët që do të futen në xhaminë e Kumanovës, duhet të takohen me te, sepse, nëpër secilën çantë të tyre të shpinës ka më së paku nga një kilogram “miell të bardhë” (kokain) të cilën duhet t’ua marrë me pak lekë dhe t’ia dërgojë mikut të vet në Strugë. Sipas Mustafa Dautit, jo rastësisht edhe grupi i kosovarëve ishte stacionuar pikërisht në Kumanovë, sepse, donin që ta tubonin “miellin” prej tyre dhe ta shpërndanin nëpër Perëndim. Pas Vrasjes së Argëtim Asanit, Mustafa Dauti nuk u duk më në mesin e refugjatëve që vijnë nga Siria e Iraku e që kalojnë nëpër Maqedoni. Nuk e zhvilloi më asnjë “aktivitet humanitar”! Jasmin Rexhepi ndihmën ua hidhte nga autostrada te grupet që ecnin nëpër shinat e trenit. Ndërsa Mustafa i ndalonte dhe fotografohej me ta! Vetëm një ditë, sepse iu vra punëdhënësi!
BFI-së, OH HILAL dhe Mustafa hajnit i është dashur që pandërprerë të ftojnë për ndihma, t’ju dalin në nihmë mbi 80 mij refugjatëve sa kanë shkelur nëpër trollin e Maqedonisë, sepse BFI është institucion i vetëm që përkujdeset për myslimanët që jetojnë apo që kalojnë nëpër Maqedoni. Këta nuk kanë guxuar të ngrisin iniciativë për tubimin e ndihmave sepse do të dështonin për turp. Vështirë se do të kishin dhënë myslimanët e vendit për Sulën dhe për Mustafën, më sa a dhanë diçka për vëllezërit tetovarë të goditur nga tragjedia natyrore. Kutitë me pak ndihma që i kishin fshehur në Fakultetin e Shkencave Islame, u deshtën që t’i ngarkojnë në kamion dhe t’i çojnë në Tetovë, sepse, ndryshe, do të turpëroheshin keq e më keq.
Dhe tani, lexues të dashur, si do ta kishit komentuar këtë akt të ndyrë të Sulejman Rexhepit i cili e dekoron Mustafa Dautin me mirënjohje? Pse? Sepse, shiti kombin dhe xhipin e dhuruar donacion nga një vëlla turk për HILAL-in, apo, ia dorëzoi Sulejman Rexhepit si mjete të përshtatshme malore për gjuetinë e derrave të egër.

Merreni si ta merrni, ky gjest mund të përkthehet vetëm kështu: rezili dekoron hajnin! Kulmi i turpit. 

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/