Në BDI akoma ka vlime të brendshme pas deklaratave publike për pakënaqësitë e krijuara dhe të shprehura ndaj disa ministrave të pandrrueshëm, gjegjësisht sulmeve ndaj zëvendëskryeministrit Musa Xhaferri.
Këto pakënaqësi dhe kërkesa vazhdojnë të qëndrojnë edhe më tej dhe se kjo është shprehur sërish nga grupi i të ‘rebeluarëve’ që përbëhet nga Hazbi Lika, Fatmir Dehari, Zulfi Adili, Rafis Aliti, etj.
Përkrahës të kësaj nisme kërkojnë që sa më parë të largohen ministrat e pandryeshueshëm deri tani siç janë Musa Xhaferri, Fatmir Besimi dhe Abdilaqim Ademi. Kërkesa është alarmuar edhe nga dega e Tetovës.
Një nga përkrahësit e nismës për mendimin ndryshe në BDI i tha agjencisë së lajmeve INA se treshja e ministrave duhet të largohet dhe të pushojë duke mos u shfaqur as në organet e larta partiake. “Në rast kjo nuk ndodhë dhe Ahmeti sillet me papërgjegjësi për situatën dhe pakënaqësitë e krijuara, atëherë ai do të përballet me lamtumirën e hidhur nga shqiptarët. Por pak janë gjasat këta individë të largohen sepse ata kanë versionin e tyre të vetëkënaqësisë, se gjoja janë fitues të zgjedhjeve”, deklaroi për INA, një anëtar i lartë i BDI-së.
Lika, Aliti dhe Adili janë konfrontuar hapur me grupimin e Xhaferrit dhe Ademit, duke i konsideruar si individët e pandrruar dhe të bezdisshëm në çdo qeveri dhe pushtet gjatë 13 viteve të kaluara. (INA)
Comments
Post a Comment