Skip to main content

E VЁRTETA PO DEL NЁ SHESH! KUR DO TЁ TRIUMFOJЁ?

Ka ardhur koha që të vërtetën mbi BFI-në dhe Sulejman Rexhepin tashmë ta kumtojë edhe Pokuroria e vendit si dhe institucionet gjegjëse gjyqësore. Njëra palë është “pronare” e së vërtetës. Tashmë fare e qartë është që e vërteta është në anën e Lëvizjes për reforma në BFI! Sulejman Rexhepi me tajfën e vet do t’i ketë punët shumë pisk

Nga Sufjan AMETI


Përfundimisht, ka pësuar fijasko tentativa sa amatoreske aq edhe naive e shërbimeve të BFI-së për ta deformuar iniciativën shumë të sinqertë dhe tepër islamike të Lëvizjes për Reforma në BFI. U munduan ta përkufizojnë si “puç” apo si vepër të shërbimeve të intelegjenës, madje edhe të shërbimeve të huaja. Pse? Sepse e detronizuan Sulejman Rexhepin, uzurpatorin e postit të reisul ulemasë! E cilësuan si atak të huaj që dëshirojnë ta shkatrrojnë BFI-në! Dhe, mbrojtës i kësaj BFI-e na paska qenë dikatatori Sulejman Rexhepi? Nëse shkarkohet apo nëse detyrohet të largohet Sulejman Rexhepi, kjo na qenka baraz me shkatërrim të BFI-së. Po cila mendje e shëndoshë e identifikon dhe e personifikon BFI-në me Sulejman Rexhepin. BFI i ka rezistuar lloj-lloj pushtuesi, i ka bërë ballë lloj-lloj tentative, kështuqë, do t’i bëj ballë edhe përpjekjeve të Sulejman Rexhepit për ta shkatërruar në themel të vetmin Institucion fetar islam në Maqedoni. Sepse vetëm një BFI e rrënuar mund t’ia mbulojë gjurmët e pista Sulejman Rexhepit dhe të shpëtojë në pleqëri nga përndjekjet e shumta ligjore.
Po nëse një ditë dalin të vërteta të gjitha akuzat e Lëvizjes drejtuar Sulejman Rexhepit, çka do të thonë “mbrojtësit”, shpindëfërkuesit e Molla Sulës?
Dolën dhe u publikuan mijëra të vërteta (për derisa nuk demantohen nga askush në BFI, ngelin të vërteta), me mijëra shkrime, reagime e komentime dhe, përfundimisht tashmë popullata myslimane në Maqedoni është sensibilizuar dhe e ka shumë të qartë se nga cila anë është e vërteta. Reagimi i kësaj popullate u manifestua me mosdhënien e fitrit dhe zeqatit drejt arkës së BFI-së e cila tashmë është shndërruar në portofol personl të Sulejman Rexhepit. Gjatë muajit ramazan ndodhi edhe një dukuri tjetër – ajo e mashtrimit banditesk të Mustafa Dautit, pulenit dhe “pejgamberit” të Sulejman Rexhepit. Një ditë do të zbardhet edhe kjo e vërtetë: çka është ajo që i mbajti kaq shumë të lidhur Molla Sulën dhe hajnin Mustafa Dautin, për të cilin haptazi folën imamët e diasporës para vetë Sulejman Rexhepit duke i treguar se çfarë dallavere ka bërë me diasporën për t’i vjedhur ata. Gjatë muajit të agjërimit, ky fare banditi “shpërndante” ndihma ndërsa shërbimet profesionale përkatëse të BFI-së thoshin se ai po ndanë pako me peshë prej 22 kg. Dikush u kujtua që t’i masë ato pako dhe të shohë se çka ka brenda. Tallje me fukaratë dhe të varfërit në llogari të buxhetit familjar të familjes Rexhepi të Molla Sulës. Dhe, myslimanët e Maqedonisë nuk hanë barë, e testuan gatishmërinë e “institucionit” të Sulejman Rexhepit për të ndihmuar të varfërit, hallexhinjtë, institucionet arsimore të BFI-së. Reaguan me shpërndarjen e fitrave gjetiu. Tetova sivjet ishte katastrofale, për faqe të zezë ishte Shkupi e Kumanova, Gostivari nën nivelin e përvjetshëm.
Çka flet kjo? Është vetëm një reagim kundër Sulejman Rexhepit apo edhe kundër përgjegjësve lokalë të jetës fetare islame? A do të jape dikush llogari për atë se çka ndodhi me muftinitë më të mëdha, donatoret kryesore për zhvillimin e jetës fetare islame në vend. Ja pra, tërë kjo situatë e re, e krijuar pas muajit të Ramazanit flet për sensibilizimin e plotë të myslimanëve të vendit mbi të vetmen të vërtetë: në BFI po zhvillohet një luftë e së mires kundër së keqes, po luftohen anarkistët dhe uzurpatorët e posteve të larta nga ata që ia duan të mirën BFI-së dhe që kërkojnë reforma të thella e në harmoni të plotë me Kushtetutën e BFI-së, thjesht, po luftohet Sulejman Rexhepi si strehues i vehabistëve si dhe si institucionalizues i lëvizjeve dhe fraksioneve destruktive që veprojnë ndër ne në emër të fesë islame.
Por, kur dhe si do të triumfojë kjo e vërtetë? Padyshim, tashmë Lëvizja për reforma në BFI e ka opinionin e vendit pas vete. Sëkëndejmi, trysnia duhet të jetë e madhe dhe e gjithëanshme. E vërteta duhet të kumbojë edhe permes protestave popullore, sepse nuk është gjë e vogël dhe aq e kapërcyeshme lehtë uzurpimi i posteve dhe vjedhja e BFI-së. E vërteta duhet të deponohet edhe në Prokurorinë e shtetit dhe aty duhet të ushtrohet tërë presioni i myslimanëve të vendit. Prokurori patjetër që duhet të ngrisë iniciativë për të verifikuar se në cilën anë është e vërteta. Nëse trillojnë këta të Lëvizjes, atëherë duhet të sanskionohen sipas ligjit dhe praktikave gjyqësore të vendit. Por ama, nëse del e vëtetë se Sulejman Rexhepi është uzurpator i postit, se në postin e reisul ulemasë ka ardhur pa respektuar kurrfarë rregullore, madje as Kushtetutën e BFI-së, atëherë, duhet të ndiqet penalisht si mashtrues, si manipulator, si deponues i rrejshëm i nënshkrimit, si vjedhës i arkës së BFI-së etj. Ndërsa përkrahësit e tij le ta mbrojnë me atë rast nëse kanë argumente. Meqë nuk do t’i kenë argumentet atëherë, vetëvetiu do të duhet të jepnin dorëheqje dhe të largoheshin të gjithë, deri me një.
Pra, triumfi i së vërtetës është shumë afër. Kjo e vërtetë do të ngelë përjetë në faqet e historisë kombëtare dhe fetare, sepse do të jetë e vërtetë që do të zhdukë nga skena e jetës fetare shumë injorantë, matrapazë, hajna, tradhëtarë, spiunë dhe përdhosës së çallmes së institucionit hoxhë. Natyrisht, me kët rast meritat do t’ju takonin të gjithë shkaktarëve, sebepxhinjëve të triumfit të kësaj të vërtete. Për momentin të gjitha indikatorët flasin se e vërteta është në anën e Lëvizjes për reforma të BFI-së.
Marrur nga Opinione

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves