Skip to main content

BDI sërish godet partitë e reja dhe analistët shqiptar

Lidhur me reagimet dhe kualifikimet e fundit të disa analistëve dhe subjekteve të vogla politike shqiptare në Maqedoni, rreth Marrëveshjes së Ohrit, BDI del me këtë komunikatë:
Marrëveshja e Ohrit deri më tani i ka dhënë rezultatet e veta pozitive në shumë sfera të veprimtarisë shoqërore, politike, ekonomike, sociale  e kulturore, jo vetëm se në favor të shqiptarëve, por edhe të të gjithë shoqërisë në Republikës e Maqedonisë;
Disa analistë dhe subjektet e vogla politike shqiptare, mos të harrojnë se Marrëveshja e Ohrit ndryshoi rrënjësisht Kushtetutën e Maqedonisë, inkuadroi mijëra shqiptarë nëpër të gjitha sferat e administratës shtetërore, në ushtri dhe polici, madje edhe atje ku më herët as që mund të imagjinohej se mund të shkelë këmba e shqiptarit. Përmes Marrëveshje së Ohrit, u arrit e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare, e drejta e shkollimit sipëror, u avancua përdorimi i gjuhës, dhe një sërë mundësish të tjera të cilat askush nuk mund t’i hedh poshtë;
Marrëveshja e Ohrit, duke qenë një materie e gjallë dhe me mekanizma të shumtë të veprimit, natyrisht se në disa segmente ka shënuar ngecje të vogla, për të cilat kanë folur hapur deri më tani edhe reprezentët më të lartë politikë të BDI-së;
BDI edhe njëherë inkurajon debatin e hapur dhe demokratik që po zhvillohet kohën e fundit te ne, por vlerëson se ai debat nuk është i shëndetshëm për shoqërinë tonë, nëse bëhet me tendenca negative dhe qëllime të ulëta të individëve të caktuar, të cilët përmes sulmeve ndaj një subjekti të fuqishëm politik, siç është BDI, tentojnë të faktorizojnë veten e tyre.(INA)

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves