Translate

Monday, August 24, 2015

BDI-në në Saraj e presin 3 persona! (FOTO)

Gjatë ditës së sotme, një pjesë e kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim ka qenë për vizitë në komunën e Sarajit, ndërkohë që kryeministri Gruevski qëndroi për vizitë në komunën e Studeniçanit. Siç duket, nga hovi i kryeministrit maqedonas për të vizituar çdo vendbanim, sikur të kishte filluar ndonjë kampanjë parazgjedhore, kanë marrë mësim edhe funksionarët e BDI-së. Por, ajo çka i bën të dallojnë këta dy vizita, është numri i banorëve vendas që i presin funksionarët.
Sigurisht, shumëkush do të mendonte se shumë më mirë ka kaluar Musa Xhaferi në Saraj, se sa Nikolla Gruevski në Studeniçan. Por, e kundërta është e vërteta. Nga fotot në vijim, mund të vërehet se vetëm tre persona e kanë pritur funksionarin e lartë të BDI-së në Saraj, në krahasim me banorët e shumtë që kanë pritur Gruevskin në Studenipan.
Këtë gjë me ironi e ka komentuar edhe Emad Mehmeti nga Saraji, duke thënë se “BDI shënon "sukses të madh" krahasuar me Sllupçanin ku u pritë vetëm nga një qytetarë, në Saraj të Shkupit funksionarët e lartë të kësaj partie në përurimin e një rrugice u pritën nga 3 qytetarë!”. /SHENJA/

0 comments :

Post a Comment