Ambasadori amerikan Xhes Bejli, një nga ndërmjetësit e drejtpërdrejtë në bisedimet për arritjen e marëveshjes politike mes 4 liderëve të partive më të mëdha në Maqedoni, pret që liderët t’u përbahen afateve për të cilat janë dakorduar.
Në një intervistë ekskluzive për servisin publik, ambasadori Bejli thotë se fillimisht pret kthimin e opozitës në parlament në 1 shtator, si shenjë e parë e kthimit të demokracisë parlamentare.
Më pas pritet emërimi më 15 shtator I prokurorit publik por gjithsesi të rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare janë bisedimet e grupeve të punës që kanë të bëjnë me listën zgjedhore, mediat, ndryshimi I ministrave etj.
Është një calendar ambicioz thotë Bejli por është ajo për të cilën momentalisht ka nevojë Maqedonia.
“Mbajtja e zgjedhjeve varet nga respektimi I afateve të marrëveshjes . Besoj në këtë marrëveshje sepse populli juaj e do këtë , ata duan të dalihn nga periudha e krizës drejt një periudhe normaliteti. Duhet focus dhe vullnet politik por kjo ëhstë e mundur”, tha Xhes Bejli ambassador i SHBA-ve në RM.
Ambasadori Bejli nuk sheh ndonjë problem në realizimin e pikave të marrëveshjes megjithë mospajtimet e palëve në bisedime për cështje të caktuara.
Ambasadori Bejli nuk sheh ndonjë problem në realizimin e pikave të marrëveshjes megjithë mospajtimet e palëve në bisedime për cështje të caktuara.
“A do të kenë mendime ndryshe partitë? Sigurisht që po . Prandaj I kemi bisedimet që ta përfundojmë këtë process. Por ështe e rëndësishme që problemet të diskutohen, për të përforcuar demokracinë në institucione. Për të pasur më shumë kontroll dhe barazpeshë e për të krijuar një ambient të barabartë për të gjithë pjesmarrësit në zgjedhje. Duhet të shqyrtohen akuzat për abuzime në një mënyrë të drejtë dhe transparente. Dhe e gjithë kjo do ta bëjë Maqedoninë të qëndrojë me këmbë të forta në rrugën drejt antarësimit në BE dhe NATO”, shtoi Bejli.
SHBA-të duan të shohin përparim të shpejtë gjithashtu në zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë dhe janë të gatshme të ndihmojnë në këtë drejtim por Bejli thotë se kjo cështje varet nga vullneti I dy vendeve.
Gjithashtu SHBA-të fuqishëm mbështesin Maqedoninë në ndërtimin e bashkëjetesës mes etniteteve duke ndihmuar edhe konkretisht që gjeneratat e reja të mësojnë të ndërtojnë bashkarisht ardhmërinë e tyre në Maqedoni thotë ambasadori Bejli në intervistën për MTV./LAJMPRESS/
Comments
Post a Comment