Publiku në Maqedoni asnjëherë nuk do t’i kuptojë emrat e vërtetë të agjentëve me emrat e koduar: Konsultant, Delegat, Patnik, Rashomon, Gavran, Bankari, Radika, Pollog dhe Konobar. Këta 10 emra të konspiruar janë kodoshët e UDBsë, SDBsë dhe KOSit për të cilët me vite në publik, por edhe në intervista të njëpasnjëshme, shefat e pensionuar për shërbimet sekrete kanë thënë se edhe sot ata ndodhen në pozita të mira në vend dhe kanë qenë (kundër)zbulues të rregullt. Por meqë lustruesit tanimë nuk do të lustrojnë, dosjet e tyre do të mbeten gjithmonë të vulosura, shkruan Plusinfo, transmeton “lajmpress”.
Sekret do të mbesin edhe 8 agjentët kryesorë të shërbimit sekret të cilët kanë qenë nën komandën direkte të kryesisë partiake në Beograd, dosjet e të cilëve janë ruajtur deri para 2 muajve në arkivat e BIAs, ndersa pas kësaj janë transferuar në arkivin shtetëror të Serbisë, ku ende janë të vulosura si “sekrete shetërore rreptësisht konfidenciale”.
Fundi zyrtar i lustrimit do të bëhet më 1 shtator. Deri atëherë Komisioni për Verifikimin e Fakteve do të ekzistojë si subjekt juridik dhe nuk do të mund të lustrojë. Dosjet sekrete do të kthehen ashtu siç kanë ardhur, gjegjësisht në arkivin shtetëror, në DSK, dhe SBIR.
Ish anëtari i Komisionit, Çedomir Damjanovski, tha se që të jepet vlerësim se a ka qenë lustrimi i suksesshëm apo jo, varet se nga cili këndvështrim shikohet.
“Nëse e shikojmë nga ajo e drejta, që të locohen dhe të mos u lejohet atyre personave të vijnë në funksion dhe të shpallen kodoshë, atëherë mund të them se lustrimi është i pasuksesshëm. Por nëse ë shikojmë nga pozicioni që të sulmohen ata që kanë mendim ndryshe dhe të shfaqen para popullit, atëherë ajo është me sukses” ka thënë Damjanovski.
Zyrtarisht janë lustruar 198 qytetarë, ndërsa 96 prej tyre janë të vdekur. I pari që është lustruar është kryetari i forcave majtiste të Titos, Sllobodan Ugrinovski, ndërsa e fundit është lustruar nëpunësja e pensionuar e SDB-së Jelica Samonikova.
Në duart e lustruesve, kanë kaluar 30.000 dosje. Lustrimi ka zbuluar edhe një punë të pazakontë. 20 % e të lustruarve janë anëtarë të LSDM-së, mes tyre edhe ish ministra. Por, prandaj të gjithë funksionarët e VMRO-së janë të pastër, askush nga to nuk ka qenë bashkëpunëtor i asnjë shërbimi sekret maqedonas, as në sistemin e mëparshëm as në vitin 1992 dhe as sot. Një ashtu të pastër janë në të kaluarën dhe sot edhe deputetët e BDI-së.
Pas raportit të eksperit Vajnhart Pribe, kërkesë për përfundim të Komisionit të Lustrimit kanë sjellë edhe deputetët e VMROsë dhe BDIsë, respektivisht Ilija Dimovski, Antonio Milloshovski, Talat Xhaferi dhe Rafiz Aliti.
Lustrimi në Maqedoni as që ka filluar, ka deklaruar deputeti i BDIsë, Rafiz Aliti.
“Të lustruara janë vetëm disa funksione dhe nuk ka pasur asnjë pasojë në to. Qëllimi i ligjit ka qenë që të zbardhen masakrat e luftës në Prilep, Tetovë dhe Bllacë. Të dihet se kush i ka sjellë ato vendime. Mijëra shqiptarë janë në burg, një pjesë e tyre janë eliminuar nëpër burgje. Me këtë ligj ne kemi arritur që të zbardhim emrat e atyre që kanë sjellë vendimet. Ne si shtet duhet t’i kërkojmë dosjet nga Beogradi që të bëhet lustrim i vërtetë. Përderisa kjo nuk ndodh, shumë çështje do të ngelen të hapura, këtë ua kemi borxh atyre që kanë qenë viktima të komunizmit” ka deklaruar Aliti./ina/
Comments
Post a Comment