Skip to main content

Organizohet në Tiranë tryeza "Shqipëria në hapësirën evropiane të arsimit të lartë"

Në një fjalim të mbajtur në këtë tryezë Ministrja Lindita Nikolla tha se procesi për hartimin e projektligjit që pritet të miratohet në Kuvend, ka qenë një proces i gjatë dhe profesional, ku janë përfshirë gjithë grupet...


TIRANË (AA) - Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Komisionit Evropian zhvilluan sot, një tryezë diskutimi në lidhje me Ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor të titulluar “Shqipëria në hapësirën evropiane të arsimit të lartë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të mbajtur në këtë tryezë Ministrja Lindita Nikolla tha se procesi për hartimin e projektligjit që pritet të miratohet në Kuvend, ka qenë një proces i gjatë dhe profesional, ku janë përfshirë gjithë grupet e interesit.
“Një proces i ndërtuar me përkushtim dhe profesionalizëm ka sjellë një produkt që ne ua kemi parashtruar edhe partnerëve tanë të rëndësishëm dhe nga të cilët kemi marrë përgëzime”, tha Ministrja në vazhdim të fjalës së saj.
I pranishëm në këtë tryezë ishte Drejtori i Përgjithshëm për Arsimin dhe Kulturën në Komisionin Evropian, Xavier Prats Monne, i cili shprehu vlerësimin e tij për Ligjin e ri të Arsimit të Lartë në vendin tonë.
Monne në një fjalim tha se shihet qartë, edhe nga një këndvështrim i jashtëm se Shqipëria ka bërë një progres të madh në drejtim të arsimit të lartë.
“E kam lexuar projektligjin dhe raportin e Z.Arjan Gjonca. Ky raport është një përgjigje sistematike e Shqipërisë për probleme specifike të arsimit të lartë”, shtoi Monne.
Duke renditur arsyet se përse ai e vlerëson në këtë mënyrë ligjin e ri, Monne tha se së pari ligji fillon me një vizion. Vizionin se shpenzimet për arsimin nuk janë kosto por investim. Sipas tij, kjo reformë nuk është për rektorët, por për qytetarët për publikun.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm për Arsimin dhe Kulturën në Komisionin Evropian, vlerësoi faktin se ky ligj i ri sjell ndryshime në mentalitet si dhe gjithë procesin që u realizua për Ligjin e ri të Arsimit të Lartë.
“Nëse do të kishte konsensus për një ligj të tillë, atëherë kjo do të tregonte se substanca e ligjit nuk është ndryshuar shumë. Mendoj se qëllimi i procesit nuk ka qenë që të arrinte konsensus, por që të kuptohej qartë se cili ishte vizioni ligjit ”, u shpreh Monne.
Më tej në fjalën e tij, Monne tha se sfidat do të fillojnë pasi ligji të jetë miratuar dhe të fillojë implementimi i tij.
Në tryezën e diskutimit ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili, e cilësoi procesin për draftimin e Ligjit të ri të Arsimit të Lartë, si një nga proceset më të mirë organizuar dhe më gjithëpërfshirës që qeveria ka organizuar ndonjëherë në funksion të një reforme.
Kryeministri Rama, tha se ky ligj, duke vendosur konceptin e financimit me bazë performancën, i jep fund historive të kompromisit në dëm të cilësisë së arsimit.
Tryeza e diskutimit, vjen një ditë pas përfundimit të punimeve të Ministerialit për Arsimin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në datat 2 dhe 3 korrik në Vlorë.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves