Deklarata e Sulejman Rexhepit “Tragjedinë në Kumanovë e shkaktuan
kriminelët dhe terroristët”, në fakt ishte një “pendesë” e përkulur para
Gruevskit të cilit ia çoi porosinë: “Në të tilla aksione, jam me ty, familjarisht”
Nga Artan Jusufi
Këto ditë lexuam një opinion i cili në masë të
konsiderueshme tek të gjithë lexuesit shkaktoi një keqardhje, shkaktoi ndjenjën
e mjerimit kombëtar. A ka më mjerim se sa të kemi në krye të një institucioni
fetar njeri skajshmërisht të politizuar siç është Sulejman Rexhepi. Ky njeri
BFI-në e paska shndërruar në xehërore të BDI-së dhe, kjo është më se e vërtetë.
Të gjithë jemi dëshmitarë se, dashuria në mes të këtyre
dy subjekteve u shtua dhe u rrit deri në gradën më të lartë përvëluese. Pas kësaj
grade çdo herë pritet ndonjë avari. Zoti hajër ishalla, sebepxhinjëve iu çaftë
koka!
Të gjithë e dinë momentin e lëvizjes, animit politik të
Sulejman Rexhepit me fillimin e “bombave”. Ky aktivitet i “partisë mëmë” të
Molla Sulës, i dha krah këtijë farë teologu që të anojë nga kjo parti, sepse,
me këtë anim do ta nënshtronte për një çast edhe vetë partinë e Ali Ahmetit,
BDI-në! Sulejman Rexhepi i premtoi rrast Zoran Zajevit se do ta ketë përkrahjen
maksimale të BFI-së në këtë aksion. Madje i tërë opinioni e di se, Sulejman
Rexhepi edhe publikisht doli në përkrahjen e Zajevit, i bindur se, ky pushtet
do të detronizohet deri në shkatërrim si kulla prej letre dhe se, me ardhjen e
LSDM-së në pushtet do të mbyllen të gjitha mundësitë e lustrimit të Molla Sulës,
të paktën përderisa do të jetë gjallë!
Këtë lëvizje politike parisë së BDI-së do t’ia
shpjegojë si aktivitet të vetë Sulejman Rexhepit për ta penguar Zajevin në
publikimin e “bombave” të rënda dhe diskredituese për BDI-në. Kjo i konvenoi
tepër shumë kësaj Partie, madje u bënë edhe vetëborxhëlinjë duke i premtuar se
një ditë edhe të pamundshmen do ta bëjnë “të mundshme” për Molla Sulën.
Cilës “bombë” po i frikësohej kaq shumë BDI-ja, por
edhe vetë Sulejman Rexhepi, i cili, kurrë nuk e fshehu miqësinë e ngushtë që e
ka me Shenasi Mehmetin dhe me Beqir Hasanin. “Monsta” ishte ajo “bombë” që po e
tmerronte BDI-në dhe Ali Ahmetin. Afrimi i Molla Sulës te Zoran Zajevi bëri që,
ky i dyti, nga gatishmëria e sigurtë për ta publikuar këtë “bombë”, hoqi dorë në
momentin e fundit duke u justifikuar se mund të shkaktojë pakënaqësi qytetare!
Dhe, Molla Sula si dhe Zajevi zgjodhën që, për hirë të qetësinë qytetare t’i
kalbin në burg ca shqiptarë absolutisht të pafajshëm. A nuk janë këta dy
“liderë” bashkëpjesëmarrës në një krim terrorist të kryer nga strukturat e
caktuara të shtetit?!
Po sa i ha palla Sulejman Rexhepit për “Monstrën” dhe
për LSDM-në e Zoran Zajevit? Aspak! Në momentin kur u kumtua lajmi se Komisioni
për Lustrim mbyllet, animi politik i Molla Sulës e ndërroi kursin politik për
180 gradë. Nuk është më në interes personal të Molla Sulës as LSDM-ja dhe as
Zajevi. Prishja e niqahit me Zajevin arkëtoi në konton e Molla Sulës 75 mij
euro të cilat Ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi, publikisht ia dhuroi
Fakultetit të Shkencave Islame. Që nga ky moment, Sulejman Rexhepi do ta dëshmojë
edhe praktikisht se është lojtar tashmë i shitur te ekipi i BDI-së dhe se, me të
gjitha kapacitetet e tij do të vihet në fushatën fituese të kësaj partie në
prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të cilat Qeveria aktuale u detyrua
nga ndërkombëtarët.
Sulejman Rexhepi tashmë e ka të lexuar strategjinë se
si do të fitojnë bindshëm këta të VMRO-së së cilës do t’i duhet një partner
shqiptar. Partneri më i përshtatshëm dhe më pak kokëçarës gjithësesi që është
BDI-ja e cila po kërcënohet nga “BESA”. Lëvizja e Ziadin Selës do të luftohet
deri në “vdekje” nga vetë Menduh Thaçi, kështu që nuk ka nevojë asnjë subjekt
tjetër të lëshohet në eliminim të këtij kërcënimi për BDI-në. Mjafton Menduh Thaçi!
Ndërsa sa i përket “BESËS”, e cila tërheq edhe një numër të teologëve dhe
aktivistëve të shoqatave të ndryshme islame të vendit, këtu gjithësesi që BDI-së
i duhet një “faktor”. Dhe, “faktor” më të përshtatshëm se Molla Sula nuk kanë.
Kjo është edhe një arsye plus që e shpjegon lidhshmërinë siameze të BDI-së me
BFI-në, gjegjësisht të Musa Xhaferrit me Sulejman Rexhepin, edhe pse në këtë
lidhje nyje mund të dalë Blerim Bexheti. Për këtë fenomen më tepër do të flitet me fakte e me argumente
në një nga shkrimet e radhës.
Nga BDI-ja Sulejman Rexhepi nuk ka kërkuar asgjë.
Madje këtë e ka pranuar publikisht në një drekë në ditën e dytë të Bajramit.
Prej BDI-së e ka të garantuar fitoren e kësaj partie dhe futjen e sërishme në
qeverisjen e vendit bashkë me VMRO-në. Garancia edhe më e fuqishmë është që, me
këtë rast, do të ndikojnë fuqishëm në amnestinë e Sulejman Rexhepit nga ana e
Nikolla Gruevskit, për ç’gjë, Molla Sula ka deklaruar, po në këtë drekë se, është
i gatshëm që sërish ta bekojë dhe ta lusë Allahun Mëshirëplotë që ta shpërblejë
me xhennet Gruevskin. Hajde i pabesë e i pafe, hajde. Qufri nuk ka brirë!
Comments
Post a Comment