Skip to main content

Opinion: Makevializmi, gebelsianizmi dhe sulejmanizmi

Derisa dy rrumat e para politike rjedhin, megjithatë, nga individë gjnialë në fushat e tyre përkatëse, “rryma e sulejmanizmit” nënkupton veprimtarinë shkatërrimtare për interesa meskine personale. Pardon, ndjesë filozofë, ju drita të mendjes, “sulejmanizmi” nuk mund të jetë as rrymë e as doktronë, as lëvizje e as shkollë, sepse, fund e krye është një sëmundje patalogjike e shkaktuar nga karrierizmi në prag të sklerozës
Shpëtim Berisha
Politikat makevialiste në drejtim të diskreditimit të personaliteteve me peshë në një shoqëri të caktuar, por edhe politikat gebelsiane përgjatë fushatave devalvuese të personaliteteve që ngriteshin kundër dikaturës hitleriane, pra, këto politika përdoren edhe sot e kësaj dite si mjete nga diktatorët me qëllim për t’u liruar nga konkurrenca e mendimit, respektivisht, nga mendimi ndryshe për një veprim kryekëput human. Veprimi human për diktatorët do të thotë përfundim i diktaturës.
Po çka po bën Sulejman Rexhpi në këto çaste?
Sulejman Rexhepi nuk mund ta paramendojë fundin e vet diktatorial, ndaj dhe, shkel e shko miratoi një kushtetutë që ia mundëson kryetarit të BFI-së një mandat të përhershëm, ndërsa kurrë nuk hartoi rregulore dhe as nuk e hodhi veten e vet si kandidaturë e mundshme për këtë post. Thjesht, e grabiti dhe kjo tashmë nuk përbën kurrfarë lajmi por një njollë të zezë e të turpshme si për BFI-në ashtu edhe për mbarë myslimanët e vendit.
Ish-sekretari i BFI-së, Afrim Tahiri duke mos dashur që kjo njollë të peshojë edhe mbi të, ka reaguar në kohë sipas tij, me kohë ia ka tërhequr vërejtjen Sulejman Rexhepit, madje e ka lutur që të tërhiqen që të dy dhe të shlyhet disi ky turp historik. Këtë iniciativë nuk e ka mohuar deri në këto çaste Sulejman Rexhepi, dhe, heshtja e tij lë të nëkuptosh se Afrim Tahiri po e dëshmon më se të vërtetën.
Po çka po bën Sulejman Rexhpi në këto çaste? Po e bën pikërisht atë gjënë më të urryer për islamin. Në një rast, i pyetur Pejgamberi s.a.v.s. se çka mund të bëjë muslimani, i Dëruari i Zotit gjatë batutave të vet ka treguar se çfarë mund të bëjë një muslimn, natyrisht, i paditur, i padisiplunuar dhe jo i devotshëm. Por kur është pyetur se a mund të gënjejë një mysliman, këtë gjë e ka mohuar në mënyrë kategorike: “Muslimani nuk guxon të gënjejë”! Sepse, gënjeshtra është nëna e të gjitha të këqiave.
Për momentin, Sulejman Rexhepi merret vetëm me gënjeshtra e me shpifje. Tërë ditën merr më qafë njerëz të ndershëm, teologë e intelekyualë të ndryshëm, duke ua humbur kohën e shtrenjtë tek flet kundër personalitetit të pacënueshëm të Afrim Tahirit. Flet dhe gënjenë, sepse asnjëherë nuk guxon që ato gjëra t’I bëjë publike, ta sfidojë Afrim Tahirin dhe ta detyrojë që të përballet “me të vërtetat” e Sulejman Rexhepit. Natyrisht, nuk ka të vërteta por ka metodë gebelsiane e dalur nga pushteti i tij makevialist, metodë kjo e cila po e lakuriqëson deri në palcë vetë Sulejman Rexhepin
Kush e preku në tel Molla Sulën
Shpesh shtrohet pyetja se kur u cakërruan këta dy miq të dikurshëm? Afrim Tahiri tashmë ka publikuar të dhëna që flasin për momentin kur ia ka bërë me dije se nuk mund ta përkrahë dhe të jetë me të në këtë post të uzurper paturpësisht nga ana e Sulejman Rexhepi. Kurse ky, sipas miqve të tij që i trturon nëpër restorante ku ha e pi dhe paguan kasa e BFI-së, nëpër villa e male në gjyeti pas derrave të egër, shpesh e tregon edhe kupën kur e ka mbushur Afrim Tahiri!
Në një intervistë në 24 Neës të Tiranës Afrim Tahiri duke folur për rrezikun e terrorizmit që u kanoset vendeve ballkanike në emër të islamit, përfolë edhe një shifër e cila kishte dalur nga interpoli europian e që flet për numrin e pjesëtarëve nga shtetet e Ballkanit në radhët e ISIS. Numri prej rreth 600 pjesëtarë, prej të cilëve kishte edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, e kishte ngacmuar Afrim Tahirin që dy-tre ditë pas kësaj interiste, të dalë me një shkrim autorial në të cilën shpreh një ide konkrete për themelimin e një Këshilli gjithëkombëtar që do të ishte nën patronatin e Kryeministrit ao Kryetarit të shtetit shqiptar. Kjo ide paskësh qenë tradhëtia më e madhe e Afrim Tahirit kundër Sulejman Rexhepit, sepse, ai nuk është dashur të dalë si autorë dhe iniciues i një Kshilli të tillë, por, nëse do të ishte mik i mirë, do ta nxirrte “kryetarin e BFI-së”, Sulejman Rexhepin si inicues të këtij projekti mjaft kombëtar dhe patriotik. Pra, sipas miqve të mishit e të kafeve të Sulejman Rexhepit, kjo është tradhëtia më e madhe e Tahirit kundër Rexhepit.
Muslimani nuk guxon të gënjejë, Sulejmani po!
Arsyetim inegzisten, i rremë, që kullon nga shpirtngushtsia e Sulejman Rexhepit. Dihet stratgjia e tij! Gjithnjë ka folur dhe ka shpifur kundër të gjithë atyre që kanë pasur një mendim ndryshe, në fakt, një mendim shumëfish më të avansuar se sa mendimi foshnjërak koherent i Sulejman Rexhepit. Gjithnjë bartësit e mendimit ndryshe i ka akuzuar për spiunë, për tradhëtarë, përçarës, për elemente radikale, vehabiste, terroriste dhe, në fund, kur e ka parë se nuk do të mund t’ia dalë ne krye me të tillët, i ka ofruar, u ka dhënë poste, është pajtuar me ta dhe ka vazhduar si miq “të dashur”! Muslimanëve të vendit iu kujtohet se çfarë lufte pat bërë kundër Hoxhalarëve të respektuar të Tetovës, kundër Hirësisë së tij (Zoti në lula të xhenetit), Jakup Selimovskit, pastaj kundër mehrumit (që vdiq me dinjitet dhe integritet të pacënushëm prej teologu të mirëfilltë) Jakup Asipi (ju kujtohet, e bëri Myfti të Kumanovës), pastaj kundër, Mulla Zekrija Bajramit, kundër Idriz Selamit, Zenun Berishes, Rexhep Nuredinit, Hoxhe Bekir Halimit? Po të gjitha shërbimet sekrete i pat informuar se sa i rrezikshëm është Bekit Halimi për kombin shqiptar! Tshmë janë publikuar edhe raporte spiuneske se Sulejman Rexhepit! Dihet edhe e vërteta e ndodhur më vitin 2008, kur, lojalitetin e vet ndaj PDSH-së e kushtëzoi me aksionin policor të zëvendësministrit të kësaj partie, për t’ia bastisur zyret dhe shtëpinë Hoxhë Halimit. Kjo a nuk të nxit të dyshoshë se po në këtë mënyrë është bastisur edhe “armiku” tjetër i Molla Sulës, një prej botuesve më të mëdhenj shqiptar, Adnan Ismaili. Sot, Bekir Halimin e ka punësuar në Bibliotekën e FSH-së dhe, muaj për muaj i jep autprizim që të dalë nëpër botën arabe për të mbledhur ndihma finansiare për BFI-në. Në BFI thonë se para prej Bekir Halimit hala nuk kanë hyrë në kasë, ndërsa nuk dijnë në mos kanë përfunduar nëpër xhepat e Sulejman Rexhepit. Tani, Bekir Halimi është mysliman i devotshëm, besnik i Molla Sulës, ndaj ky si shenjë falënderimi e lë që të zhvillojë aktivitete për shoqatën e tij NUN. i vetmi i punësuar në BFI që ka shoqatë islame dhe që vepron për të mirën e kësaj shoqate. Vërtet, kur ishte Sulejman Rexhepi i drejtë – atëherë kur fliste kundër Beir Halimit apo tani kur e ka xhan xhiger?
Një popull që fle e rrëmben lumi
Në BFI përveç që mund të gjeshë arsenal armësh, aty gjenë edhe arsenal të sharash nga më të pistat. Në BFI veç shahet, sepe kështu i mëson “mësuesi i tyre” Sulejman Rexhepi, i cili, ndër popullatën tonë të gjërë njihet si gojëpiti më i madh që kur ekziston BF si institucion.
Në BFI tërë ditës mendohen skenare e metoda se si të mbahen pezull udhëheqësit e organeve dhe të institucioneve të BFI-së. Të gjithë shantazhohen prej Sulejman Rexhepit ndaj dhe, të gjithë rrinë kaq “sus”! Nga ana tjetër, të gjithë komunikojnë me njerëzit e Lëvizjes për reforma në BFI dhe tashmë edhe po dëshmohet që ua kanë zënë për të madhe “puçistëve” që janë ngutur dhe pse nuk kanë pritur edhe nja 6 muaj. Po tani mund të shtrohet edhe një pyetje tjetër: ku jeni ju që po vonoheni për 6 muaj! Është “e kuptueshme” heshtja e tyre, por ata duhet të dijnë edhe një fakt: neutraliteti i tyre më së shumti i konvenon Mulla Sulës. Sa më i qetë të jetë Sulejman Rexhepi, aq më i rëndë do të jetë shantazhimi i tyre. Zgjidh dhe merr!


Marrur nga Lajmi1

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves