Definitivisht, për vite të tëra Sulejman Rexhepi na
bind se nuk është njeri i parimeve, sa herë ka folur e ka premtuar disa punë
dhe krejt në fund sillet sikur asgjë nuk ka thënë! Padyshim se kjo veti aspak
nuk mund të jet islame, dhe me te drejtë flitet për ndonjë pazarë në dëm të
muslimanëve! Kaluna disa vite, opinionit nuk i është thënë se si ngeli puna me
Burmali xhaminë!Pse heshtë tani, pas gjithë asaj zhurme që bënte!?
Shkruan: Samet Avdiu
Të jesh në krye të një institucioni duhet të kesh
legjitimitet jo vetem nga disa njerz apo përkrahës që për interesat e tyre
personale i mbyllin sytë para të vërtetës! Ashtu njejtë siç i mbyllën veshët e
tyre para një sharje banale nga i quajturi Reis ulema, Sulejman Rexhepi. Deri
më sot opinionit i mungon një përgjigje e bazuar në Kushtetutë, Rregullore të
zgjedhjeve dhe akteve të tjera normative të BFI-së Nuk ka dyshim se Sulejman
Rexhepi është një nga personat më të urryer në Maqedoni, këtë deregje e ka
arritur falë shkeljeve, gafeve dhe skandaleve për të cilat rëndë se mund të
hasësh në ndonjë njeri që nuk ka dëgjuar, komentuar ose biseduar! Tani larg
ndonjë norme islame ose juridike të BFI-së, për to le të flasin teologët ose
njerëzit që janë marrur me çështjet juridike të BFI-së, por parashtrohet
pyetja: Sa mund të jet legjitim një person i cili ka humbur simpatinë e gjërë
në masë! Lidhur me këtë do të kisha përmendur tre cilësi të domosdoshme:
besueshmërinë, urtësinë dhe gatishmërinë për të sakrifikuar. Për të qenë në
krye të BFI-së parasëgjithash duhesh të jesh njeri i besueshem te qytetarët e
konfesionit islam. Kjo arrihet përmes ndershmerisë në punë dhe moralit në komunikim.
Të cilat, sa herë që mungojnë, dosmosdoshmërisht mungon edhe urtësia-mençuria
në sjelljen e vendimeve! Se a i plotson këto kritere Sulejman Rexhepi,
muslimanët e vendit e njohin mjaft mirë! Sulejman Rexhepi më së shumti njifet
përmes fjalorit të tij të flliqur, pastaj mënyrës pa fije turpi të nënçmoj,
poshtroj dhe shantazhoj të gjithë ata që nuk mendojnë si ai. Në disa shkrime
“të tija” mundohet disa personalitete ti quaj mafioz, spiuna, dashakqinjë, edhe
pse asnjëri prej tyre asnjeherë nuk kan pasur dosje kriminale! Dhe më e
pabesueshmja, Sulejman Rexhepi vet, dikuj i thotë se është spiun! Kurse vet ky,
Sulejman Rexhepi, në këtë drejtim u përmend edhe në mediumin më prestigjioz në
botë CNN! Definitivisht, për vite të tëra Sulejman Rexhepi na bind se nuk është
njeri i parimeve, sa herë ka folur e ka premtuar disa punë dhe krejt në fund
sillet sikur asgjë nuk ka thënë! Padyshim se kjo veti aspak nuk mund të jet
islame, dhe me te drejtë flitet për ndonjë pazarë në dëm të muslimanëve! Kaluna
disa vite, opinionit nuk i është thënë se si ngeli puna me Burmali xhaminë!Pse
heshtë tani, pas gjithë asaj zhurme që bënte!? Në vend që të mirret me kthimin
e pronave të këtij institucioni, Sulejman Rexhepi zgjodhi të shkruaj kolumna
lidhur me çështje politike duke marrë rolin e analistit; madje largon nga puna
njerëz që duke qenë këmbëngulës për kthimin e pronave, gjykata e Shkupit i
dënoi me burgim! Ja ne po justifikojmë Sulejman Rexhepin për të gjitha këto,
por ku na mbeten organet e e BFI-së, cili është roli i tyre!? Psh. një “Nje
mexhlis i fetvave” i formuar së fundmi, sa është funksional? Cfar mund të
përgjigjet lidhur me sharjen e Sulejman Rexhepit që ia bëri gjithë atyre
hoxhallarve që nuk i sherbejnë atij!? Apo ndoshta edhe ky “mexhlis” u formua
për ti shërbyer e për ta ndihmuar vetëm Sulejman Rexhepin! Realisht, Sulejman
Rexhepi, ka nevojë për ndihmë. I mungojnë të gjitha. Sepse të jesh në krye të
një institucioni duhet të kesh legjitimitet jo vetem nga disa njerëz apo
përkrahës që për interesat e tyre personale i mbyllin sytë para të vërtetës!
Ashtu njejtë siç i mbyllën veshët e tyre para një sharje banale nga i quajturi
Reisul ulema, Deri më sot opinionit i mungon një përgjigje e bazuar në
Kushtetutë, Rregullore të zgjedhjeve dhe akteve të tjera normative të BFI-së.
Si duket kjo përgjigje nuk do të jepet kurrë! Ashtu siç nuk u dhanë edhe për
shumë pyetje dhe akuza të shumta. Por heshtja e institucionit për shumë çështje
të rëndësishme, mungesa e sqarimeve të argumentuara, bëri që besimtarët e
vendit tonë ta thonë të veten gjatë muajit të Ramazanit! Fatkeqësisht, lejohet
që për htër të Sulejman Rexhepit, të pëson institucioni!
Autori është
jurist i diplomuar dhe në prag të përfundimit të shkallës së tretë të studimeve
Master në UEJL
Comments
Post a Comment