Ibrahim Kelmendi, një nga veprimtarët e LPK-së dhe UÇK-së, e këshilltar i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili në opinion flitet se është mik shumë i afërt me Ali Ahmeti liderin e BDI-së ka “ngushëlluar” zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferin, për vrasjen e Argëtim Asanit. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë!
“KUSH PO THOTË NUK KA ALLAH...!?!
SOT E DËNOI EDHE NJË KRIMINEL!
‘Ngushëllime’ Musa Xhaferit, zv-kryeministër i RM, i cili e mori kriminelin Aratan/Argëtim nga radhët e krimit të organizuar dhe e bëri zv-drejtor republikan në DAP/UJP, për të rritur mundësitë e tij për shpërdorime më të mëdha kriminale...
Për atë që nuk janë të informuar, viktima e sotma ishte kusheri dhe truprojë e një viktime supër të famshme si kriminel, narkodiler, marionetë e shërbimeve serbe e makedone, vëllamë i Arkanit..., Petrit Ame. Për të thuhet se e vranë në Prishtinë pjestarët e UÇK-së pas mbarimit të Luftës, për të marrë hak për krime të luftës...
Edhe viktima e sotme është shquar për angazhime të tij të gjithllojshme kriminale dhe ishte një shok për pjesëtarët e ndërshëm të BDI-së, kur Musa Xhaferri i DUI-it e emëroi zv-drejtor republikan në DAP/UJP...
Atentatorit i lumtë dora...
[Ata që mund të kenë pasoja nga hakmarrja partiake, lutën të mos e pelqejnë këtë denopncim.]” (sic.), ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
Comments
Post a Comment