Skip to main content

BDI kapet me "presh në dorë" duke financuar tinza projektin “Shkupi 2014”

Analisti Semi Mehmeti në një deklaratë për “Lajm” nuk pret që BDI të ndërpresë projektin “Shkupi 2014”, sepse është i mendimit se ky projekt i reflekton ndjenjat kombëtare, fetare dhe kulturore të udhëheqësisë së BDI-së. “Ashtu siç ne shqiptarët respektojmë Skënderbeun e Adem Jasharin, ashtu edhe përfaqësuesit e BDI-së kanë të drejtë të respektojnë car Samuilin dhe Car Dushanin”, vlerëson Mehmeti
Nëse kryetari i BDI-së Ali Ahmeti e ka folur të vërtetën para shqiptarëve, kur thoshte në tubime partiake se BDI është partnere e barabartë e jo vetëm pjesëmarrëse në qeveri, atëherë dokumentet e zbuluara nga portali “Prizma” tregojnë involvimin më të drejtpërdrejtë të kësaj partie në ndërtimin e përmendoreve te projekti “Shkupi 2014”. Këto dokumente dëshmojnë se institucione qeveritare (ku BDI është partnere, e jo pjesëmarrëse), i kanë dhuruar pasuri shtetërore një shoqate, e cila më pas mjetet i dhuron për ndërtimin e përmendoreve në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.
Shteti ka dhuruar një vetura “Audi A4” dhe hapësirë afariste në qendrën e Shkupit Shoqatës për bashkim shpirtëror të Setinces, Popadinces dhe Krushoradës nga Lerini, që paraqitet si donator i shtatë përmendoreve në qendër të Shkupit. Donacioni i fundit i kësaj shoqate për “fëmijët refugjatë nga Maqedonia e Egjeut”, u miratua në mbledhjen e djeshme të këshillit të qytetit të Shkupit, por nuk u bë e njohur se do të kushtojë përmendorja.
Sipas të dhënave të publikuara në “Gazetën Zyrtare”, kjo shoqate, e cila udhëhiqet nga 74 vjeçari Tashko Jovanov, përveç veturës Audi A4 dhe banesës 49 katrorëshe në rrugën “Veljko Vllahoviq”, nga SHA për Menaxhim me Hapësirë Banesore dhe Afariste, ka fituar edhe grante nga Qeveria për Shoqatat Joqeveritare.
Ahmeti dhe bdi-stat tjerë jo gjithmonë e flasin të vërtetën, gjë që u dëshmua edhe në zgjedhjet e prillit të vitittë kaluar, kur premtoi se kryetari i Kuvendit do të jetë shqiptarë, premtim që e harroi menjëherë sa mori ftesë për të qenë pjesë e qeverisë Gruevski. Mirëpo e pavërtetë e pamohueshme është se kjo parti është pjesëmarrëse në realizimin e projektit që dëmtoi aq shumë fytyrën e Shkupit.
Për këtë donacione ekzistojnë dokumente zyrtare, prandaj BDI-stat edhe nuk kanë fare hapësirë të thonë si zakonisht “ky informacion është nxjerrë nga konteksti”. Prandaj mund të kuptohet edhe heshtja e tyre dhe refuzimi për t’u përballë me media të pavarura në këtë temë.
Në opinion është mjaft e përhapur bindja se BDI-stat janë të kapur në afera të ndryshme, andaj edhe nuk mund të kundërshtojnë projektet më antishqiptare që zbatohen. Mirëpo me një qëndrim ndryshe del analisti Semi Mehmeti.
“Nuk duhet të habitemi nga sjellja e BDI-së lidhur me projektin Shkupi 2014. Mendoj se përmendoret e këtij projekti reflektojnë ndjenjat kombëtare, fetare, kulturore dhe shpirtërore të udhëheqësve të kësaj partie. Duke e ditur se sa azganë janë udhëheqësit e BDI-së, që kanë prishë edhe Jugosllavinë, nuk më besohet se ata do të lejonin që qeveria ku marrin pjesë të ndërtojë një projekt qindramilionësh, i cili është kundër ndjenjave të tyre.
Në këtë aspekt duhet të kemi mirëkuptim për ta, sepse ashtu siç ne shqiptarët respektojmë Skënderbeun e Adem Jasharin, ashtu edhe përfaqësuesit e BDI-së kanë të drejtë të respektojnë car Samuilin dhe Car Dushanin. Mirëpo nuk është në rregull që BDI-tat të bëjnë një gjë të tillë, duke gënjyer se janë patriotë shqiptarë”, vlerëson Mehmeti. Ai, si shumë analistë tjerë është i bindur se kundërshtimi deklarativ i projektit Shkupi 2014 nga ana e BDI-së është tallje dhe ofendim me shqiptarët. “Përkrahja më e madhe që BDI mund t’i japë këtij projekti është ta kundërshtojë atë deklarativisht. Në këtë mënyrë edhe siguron vota shqiptare për projektet e VMRO-së edhe mundëson realizimin konkret të projekteve kruciale që janë në interes të maqedonasve dhe të ortodoksëve, në dëm të kombeve dhe feve tjera në Maqedoni”, thotë Mehmeti. Si shembull për mishërimin e BDI-së me projektin “Shkupi 2014”, Mehmeti përmend edhe faktin se gjatë kohës sa është BDI-ja në pushtet, janë mbyllur disa media që kritikonin këtë projekt, kurse ndaj mediave tjera të pavarura shqiptare bëhet presion i hatashëm./lajmpress/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves