Nga përplasja e një kamioni dhe një kamionçinë që transportonte punëtorët në afërsi të Manisës, në Turqinë lindore, kanë humbur jetën 15 persona
Siç njofton aa, nga vendi Haciveliler, ku sot herët në mëngjes ndodhi aksidenti i rëndë trafikut, në pjesën për mallra të kamionçinës së hapur ndodheshin rreth 20 punëtorë të cilët udhëtonin në punë në fermat përreth.
Nga ky aksident i rëndë mbetën të vdekur 15 persona, ndërsa dy punëtorë të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore, kanë konfirmuar autoritetet e policisë turke.
Comments
Post a Comment