Skip to main content

Skandali i radhës i Sulejman Rexhepit

Kur i pacipi e ka lehtë të gënjejë
Sulejman Rexhepi, pa fije turpi gënjen Institucionet e Shtetit Shqiptar, apo mbase edhe e ka urdhër nga Mijallkovat e tij që të fusë huti ndër Institucionet shtetërore të Shqipërisë
Kohë më parë, falë iniciativës dhe përpjekjeve të parreshtura të Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, Afrim Tahirit, ky Institucion doli me një projekt që e bëri lider në Ballkan dhe më gjërë. Këtë madje e pranuan edhe shumë diplomat të akredituar në RM. Bëhet fjalë për Projektin origjinal i cili ka të bëjë me sensibilizimin e opinionit të gjërë lidhur me vlerat e mirëfillta të fesë Islame, dhe, përmes këtij sensibilizimi deri te ndikimi i gjërë mbi popullatën e vendit që të heqin dorë nga pjesëmarrja në luftërat e huaja. Meqë u raportua se në radhët e ISIS-it kishte edhe muslimanë, respektivisht, shqiptarë nga Maqedonia, Projekti përfshiu edhe komponentin e risocializimit të tyre në rastë se do të ktheheshin të gjallë por edhe destigmatizimin e familjarëve të cilët janë prekur nga kjo dukuri me pasoja për krijimin e një vokabulari antiislam.
Natyrisht, pa përfshirjen e shoqërisë civile, pa përfshirjen e organizmave lokale të gjitha projektet mbeten vetëm si “fjalë të bukura”! Prandaj, që në start, Afrim Tahiri kishte insistuar që të krijohen asociacionet e pavarura por që do të ishin në bashkëpunim të ngushtë me BFI-në.
Ky projekt, dhe kjo iniciativë e BFI-së, konkretisht e Afrim Tahirit, mori dhenë dhe u komentua nëpër shumë media të vendit dhe më gjërë. Së këndejmi, mbi baza të këtyre informacioneve, ftohet të marrë pjesë edhe i vetëshpalluri “Reisul Ulema” i BFI, Sulejman Rexdhepi, madje ftesën e merr nga ministri shqiptar i punëve të brendshme Saimir Tahiri, madje pikërisht kur në Maqedoni plasën avari të shumta rreth kësaj figure tejet kontraverze. U publikuan dokumente të keqpërdorimit finansiar por edhe dokument ku Sulejman Rexhepi del si bashkëpunëtor i satrapit të shqiptarëve të Maqedonisë, Sasho Mijallkovit.
Megjithatë, i pacipi mbetet i pacipë, nuk e ka dert të gënjejë, nuk e ka dert të manipulojë edhe para organeve shtetërore kombëtare. Prej tij, sikur ishte kërkuar që të flaës mbi përvojat e BFI-së që përmes asociacioneve të veta ta luftojë ekstremizmin e dhunshëm si dhe terrorizmin. Pa fije turpi, del para auditoriumit të respektuar dhe thotë se këtë projekt po e zbaton përmes: 1) Unioni të Rinisë Muslimane; 2) Shoqatës së Grave Muslimane; 3) Shoqatës së Ulemave të Maqedonisë dhe, i tërë projekti që do të realizohet nga OH HILAL.
Në kuadër të BFI-së nuk ka kurrfarë asociacioni me emrin Union i Rinisë, nuk ka as asociacion grashë. Kur deshti t’i themelojë këto dy asosciacione sekretari i Përgjithshëm i BFI-së Afrim Tahiri, Sulejman Rexhepi e stopoi iniciativën duke e shkarkuar nga puna atë. Shoqata e Ulemave është fantom shoqatë, një mashtrim i kulluar, sepse është “shoqatë individ” që drejtohet nga truproja e Sulejman Rexhepit sa për të shplarë para të pista. Po ashtu, edhe OH HILAL për momentin është “organizaqtë individ”, ka vetëm një “drejtues” matrapaz i cili tërë këtë organizatë e ka shndërruar në biznes privat të fëmijëve të Sulejman Rexhepit. Këto ditë për këto fakte është shkruar dhe dokumentuar gjërësisht. Aktiviteti i fundit i kësaj Organizate ka qenë shpërndarja e ndihmës së siguruar nga “Islamic Reliev”, të cilët, pasi hetuan se u grabitën nga Sulejman Rexhepi, hoqën dorë nga bashkëpunimi i mëtejmë me BFI-në.
Sulejman Rexhepi, pa fije turpi gënjen Institucionet e Shtetit Shqiptar, apo mbase edhe e ka urdhër nga Mijallkovat e tij që të fusë huti ndër Institucionet shtetërore të Shqipërisë. Një gjë e këtillë do të ishte diç shumë e vogël nga i pacipi. Është ora e fundit që të izolohet edhe nga kombëtarët, siç është i izoluar nga ndërkombëtarët e vendit, sepse, kjo farë figure kontraverse vërtet që e ka tepruar! Ka nisur të bëhet shumë i dëmshëm edhe në rrafshin e interesave kombetare./Lajmi1/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves