Skip to main content

"Dhash dorëheqje për shkak të politikës së dëmshme të BDI ndaj shqiptarëve"

BDI dhe PDSH nuk mund të reformohen nga brenda, janë pronë e klaneve politike
Intervistoi Ruben Avxhiu
Illyria: Zoti Labënishti, ne botuam në uebsajtin e gazetës “Illyria” tekstin e dorëheqjes suaj dhe u bë menjëherë materiali më i lexuar. Si e shpjegoni ju këtë interes kaq të madh?
Padyshim që shqiptarët e Amerikës ashtu si ata që jetojnë në trojet e tyre autoktone në Ballkan, janë të shqetësuar për situatën politike në Maqedoni, për interesat e shqiptarëve aty dhe për qëndrimin e partive politike shqiptare për këtë situatë, në veçanti te BDI-së si pjesë e koalicionit qeverisës dhe si një parti e cila e llogarit për kapital të saj konfliktin e armatosur të vitit 2001, rezultatet e këtij konflikti dhe veten pasardhëse te UCK-së.
Dorheqjet e mia janë të lidhura drejtpërdrejt me këto probleme dhe shqetësime, për te cilat jam shprehur në tekstin që edhe ju e botuat në uebsajtin e gazetës “Illyria”. Besoj se shqiptarët duke i ditur edhe qëndrimet e mia të mëparshme, i pritën dorheqjet si reflektim dhe reagim kuptimplot ndaj situatës politike në vend dhe politikbërjes te dëmshme të BDI-së për interesat e shqiptarëve. Mbase lexuesi e ka vlerësuar edhe si një shpresë për ndërgjegjësim të individëve a grupacioneve brenda BDI-së që mund ta hapte rrugën për ndryshime. Mendoj se këto kan qëne arsyet kryesore që shpjegojn interesin për lajmin e dorëheqjeve të mia.

Illyria: Duke dhënë dorëheqjen nga një numër postesh, ju jeni tani në një udhëkryq në jetën tuaj politike. Mirëpo, në udhëkryq më duket se ndodhet edhe Maqedonia dhe BDI në këtë kohë. Çfarë rruge mund të marrin zhvillimet sipas jush në javët dhe muajt e ardhshëm?
Me politikanë, të cilët nuk kanë kulturë, parime e koncepte europiane qeverisje dhe bashkëjetese, të papërgjegjshem dhe të korruptuar, të cilët procesin e integrimeve euroatlantike e kanë vetëm fasadë mashtrimi, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dokument manipulimi dhe etjen për pushtet patologjike, duke mos e pranuar realitetin për të cilën ata vetë janë përgjegjës, si dhe qëndrimet e prera të opozitës për dorëheqje të qeverisë dhe krijimin e një qeverie kalimtare, mundësia ështe shumë e madhe që situata të thellohet me veprime protestuese në rrugë, provokime të shqiptarëve dhe skenare anti shqiptare edhe më të rrezikshme se këto te ditëve të fundit, për të cilat sot nuk mund të thuhet si do të përfundonin.
Do te ishte shumë e dëmshme për shqiptarët dhe shtetin multietnik, nëse përfundimi do të ishte një marrëveshje në mes ORBM–së dhe LSDM-së, për ndërrim të pushtetit në mes të këtyre partive dhe mos ndjekje ligjore nesër te drejtueseve të OBRM-së për shkeljet, veprat që zbulojn telefonatat e përgjuara.

Illyria: T’ju pyes më konkretisht për situatën në Maqedoni. Qeveria i ka nënvleftësuar zbulimin e bisedave të regjistruara mirëpo shumëkush është i shokuar prej tyre. Cili është reagimi juaj për to?
Për atë që zbulojnë bisedat e regjistruara, unë jam shprehur hapur edhe në Kongresin Tematik të BDI-së, ku ndër te tjera thashë, se: bisedat e regjistruara zbardhin të vertetën e qeverisjeve të periudhës së pas Marrveshjes së Ohrit. Ato zbulojnë korrupsionin, medjat e kontrolluara, veprimet e kontrolluara të prokurorisë, vendimet e kontrolluara të gjyqësorit, të cilat janë të dëmshme, jo vetëm për shtetin, por në radhë të parë për interesat e shqiptarëve.
Edhe me rastin e shënimit të ditës së NATO-s në Shkup, u shpreha se: Ne kemi nevojë për një shtet me më shumë liri, ku do të sundoj drejtësia dhe barazia në mesë të qytetarëve tanë. Bisedat e përgjuara, zbardhin të vërtetën e qeverisjeve antidemokratike, antishqiptare dhe në kundërshtim me integrimet euroatlantike, të cilat duhet të ishin dhe të jenë prioritet për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ky moment shumë delikat, kërkon që shqiptarët të jenë të kujdesshëm, aktiv, pjesëmarrës dhe unik, për zgjidhjen e kësaj situate. Por fatkeqësisht për qëndrime dhe veprime me këte logjikë, as po dëgjojmë, as po shohim.

Illyria: Çfarë duhet të bëjë sipas jush Gruevski dhe qeveria maqedonase në këtë situatë?
Ata duhet sa më parë ta pranojë të vërtetën e pergjimeve, të cilën e di më mirë se të gjithë të tjerët, të pranojë përgjegjësinë për ato dhe ta hapin rrugën për zgjidhjen e problemeve të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt më institucionet e shtetit dhe sistemin e ndërtuar nga ai.
T’i hapi rrugë një procesi të zhbërjes së sistemit aktual antidemokratik, antishqiptar dhe në kundërshtim me rrugën për integrimet euroatlantike . Procesi i deritanishëm për zgjidhjen e krizes, dëshmoj se vendi nuk ka vullnet dhe kapacitete për zgjidhjen e saj, dhe se ajo mund të thellohet më shumë.
Në këtë situatë, veprimi më i arsyeshëm do të ishte të ftoheshin struktura me peshë politike dhe vendimarrëse të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të bëhen palë e zgjidhjes së krizës me propozimin e një projekti të detajuar për hapjen e rrugës dhe ndërtimin e shtetit me koncepte të mirëfillta të demokracisë multietnike, i cili seriozisht do të ecte rrugës së antarësimit të vendit në NATO dhe BE.

Illyria: Zbulimet nuk kanë kursyer as partitë shqiptare, madje edhe atë në opozitë. Kush është qendrimi moral që duhet mbajtur në këtë pikë? BDI ka detyrime koalicioni, po ka edhe detyrime ndaj votuesit shqiptar dhe historisë. Çfarë do të kishit dëshirë ta shihnit BDI-në duke bërë në këtë situatë?
Qëndrimi nuk duhet të jetë thjesht moral, ai duhet të jetë qëndrim politik i studiuar mirë, i konsoliduar në raport me situatën komplekse për interesat e shqiptarëve, të cilat janë të lidhura drejtëpërdrejt me shtetin.
Detyrimi i parë i BDI-së ështe detyrimi për gjakun e derdhur dhe sakrificat e tjera të konfliktit te vitit 2001, i cili ështe i lidhur drejtperdrejt me Marrëveshjen e Ohrit, ështe detyrimi ndaj kauzës shqiptare, besoj se, ky detyrim ështe i përputhshëm edhe me kërkesat e elektoratit të saj.
Ky është momenti që politika shqiptare duhet të reflektojë, të sillet me kujdes të veçantë, ta pranojë dhe argumentoj të vërtetën, si dhe ta orientojë situatën drejt rrugës së zgjidhjes me parime dhe koncepte euroatlantike. Ajo që unë do të kisha dëshirë të kishte bërë, ose të bënte BDI-ja, por që nuk kam shpresë se mund ta bëjë është kjo:
BDI-ja, të hiqte dorë nga përpjekjet për ta siguruar rimarrjen(ruajtjen) e pushtetit në dëm të interesave të shqiptarëve në vend dhe kauzes kombetare.
Kryetari i BDI-së, te iniconte themelimin e një Këshilli Mbipartiak, për ndjekjen, analizën dhe marrjen e vendimeve për situatën aktuale në vend. Antarët e këti këshilli do të përzgjidheshin nga partit dhe jasht tyre, të cilët do të ishin profesionist të mirë të fushave përkatëse, njerës të moralshëm, me integritet dhe të guximshëm.
Nga Këshilli Mbipartiak do të zgjidheshte delegacioni që do t’i perfaqësonte shqiptarët në bisedimet në Bruksel.
Ky këshille, të kërkonte që palë në bisedime, të ishin struktura me peshë politike dhe vendimarrëse të BE-së dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës, të cilat të propozonin një dokument për zgjidhjen e krizës.
Këshilli Mbipartiak për ndjekjen, analizen dhe vendimarrjen, të përpilonte një dokument të mirstudiuar, i cili do të përfshinte zgjidhjen e problemeve urgjente të paraqeverisë kalimtare, punën që duhet të bëj qeveria kalimtare dhe qeveria që do të dali pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Delegacioni shqiptar palë në bisedime, këtë dokument do ta kishte materjalin të cilin do ta propozonte, argumentonte dhe do t’ju përgjigjej propozimeve dhe qëndrimeve të palëve në bisedime në momentin e duhur.
Ministrat e BDI-së në qeveri dhe deputetët shqiptar ne parlament, do të vepronin sipas vendimeve të Këshillit Mbipartiak.
Fatkeqësisht BDI-ja dhe opozita shqiptare, është në krizë të thellë të mundësive dhe kapaciteteve për t’i mbrojtur interesat e shqiptarëve, për ta mbrojtur parimin kryesor të Marrëveshjes Korniz te Ohrit, konceptin qe shteti ta pasqyrojë karakterin, realitetin multietnik të popullates se vet. Ne, shqiptarët jemi ata që duhet ta kërkojmë barazinë me maqedonët në të gjitha nivelet dhe segmentet në shtetin multietnik. Prandaj qëndrimi dhe veprimi i shqiptarëve duhet të jetë i qartë dhe i unifikuar.

Illyria: Kam shkruar pak kohë më parë se ka dy mënyra për ta përmirësuar jetën politike në vend. Krijon parti të reja që zëvendësojnë të vjetrat. Ose i reformon partitë ekzistuese nga brenda. Maqedonia ka pasur disa parti të reja në vite, po ato nuk kanë shkuar larg. A mund të reformohen BDI dhe PDSH nga brenda? Si e gjykoni ju tani që keni bërë vetë një hap që dëshmon se ndryshimet nuk janë të lehta të gëlltiten?
Besoj se, nuk ka asnjë mundësi që BDI-ja dhe PDSH-ja të reformohen nga brenda, sepse të dyja këto parti mendoj se drejtohen nga klane të cilat për arsye të caktuara janë të detyruara patjetër ta ruajnë drejtimin e partis dhe vendimarrjen. Për këtë bëhen bashkë dhe përdorin metoda nga më të ndryshmet. Ndërsa individë a grupe të vogla, anëtarë të strukturave drejtuese të partisë, të cilët kanë shprehur ndonje qëndrim mospajtimi me drejtuesit e këtyre klaneve, s’e kanë kapacitetin, seriozitetin dhe vullnetin, për t’u perballur me aktivitete konkrete me këto klane, për të bërë reforma te mirëfillta, reforma cilesore në parti.
Do të desha që këto parti të ndëshkoheshin nga votuesi. Por akoma populli, një pjesë e madhe e tij, nuk ështe e ndërgjegjësuar, e vendosur dhe e guximshme në masën e duhur për ta ndëshkuar të keqen. Fatkeqësisht, na mungojnë forca politike dhe intelektuale , me ide, program dhe struktura të konsoliduara, që rrezatojnë sinqeritet, integritet dhe besim tek popullata, për zgjidhjen e problemeve dhe kërkesave të drejta të shqiptarëve.
Ne e kemi domosdoshmëri ta luftojm pa kompromis krimin e natyrave të ndryshme, sepse krimi është armiku më i madh i familjes dhe mbarë kombit tonë. Lufta kundër krimit çdo herë ka qënë vepër kombëtare, por në ditët e sotme ajo përbën veprën kombëtare më domethënëse.

Illyria: A keni ndonjë peng për ndonjë punë që nuk e bëtë kur ishit në pozitën e lartë në ministri dhe në parti?
E pranova postin e zv.Ministrit të Mbrojtjes për të kontribuar sadopak në rrugën e antarësimit të vendit në NATO, por që me politikën e qeverisë për momentin jemi shumë larg dyerve të saj, i vetmi veprim që na mban të lidhur me NATO-n janë misionet paqëruajtëse. Më vjen keq që e lashë të papërfunduar, procesin e përzgjedhjes të ushtarëve profesionist për njësitet speciale. E them këtë, sepse punuam me seriozitet dhe kisha bindjen se mund ta bëja realitet pjesëmarrjen e ushtarëve dhe oficerëve shqiptarë në Batalionin e Ujqëve, i cili edhe kur Ministrat e Mbrojtjes ishin shqiptarë, ishte etnikisht i pastër, njënacional. Edhe projekte të tjera në interes të shqiptarëve te cilat une i iniciova, ngelën të paperfunduara për arsye kohe ose arsye te tjera për të cilat perpiqesha të gjeja zgjidhje. Ndërsa në parti pos problemeve që unë i diskutoja me Kryetarin e Partisë dhe nuk gjetën zgjidhje, më vjen keq që, nuk kam arritur të sensibilizoj antarë të tjerë të strukturave drejtuese të partis, për ta kuptuar se BDI-ja nuk mund të reformohet nga brenda.

Illyria: Çfarë mund të presim nga ju në ditët dhe javët e ardhshme? A keni një plan veprimi që mund ta bëni publik?
Do ta ndjek situatën politike në vend dhe do të vazhdoj të shprehem publikisht për atë.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves