Skip to main content

Zaev: Përgjegjësi po, amnisti kurrsesi!

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka kundërshtuar idenë e ish kryeministrit Lubço Georgievski për amnistimin e funksionarëve të përfshirë në aferën e përgjimeve. Zaev tha se askush nuk ka 6të drejtë të kërkojë amnisti, duke shtuar se të gjithë funksionarët e përfshirë në korrupsion duhet të përgjigjen para ligjit dhe të kthejnë prapa pasurinë e vjedhur.

“Kush jam unë si politikan që të flas për amnisti? Vendi ynë ka edhe Kushtetutë edhe ligj. Jo vetëm që patjetër duhet të bien nga pushteti, patjetër edhe të përgjigjen për veprat penale që i kanë bërë, për shkeljen e ligjit. Do ta kthejnë gjithë atë që i është vjedhur Maqedonisë. Ekzistojnë ligje në këtë vend edhe për këtë punë dhe gjithçka që sipas ligjit është e vjedhur, është jashtë asaj që kanë dëshmuar se e kanë fituar në mënyrë të ndershme dhe ligjore, gjithçka që është jashtë kësaj do ta kthejnë. Këtu askush nuk ka të drejtë as të flas për amnisti, as për ndonjë lloj abulacioni, apo mbyllje sysh, e gjithë kjo në funksion për gjoja ndonjë dialog politik apo diç të ngjashme”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kundër propozimit të Georgievskit për amnisti doli edhe Partia liberal-demokrate. Kreu i PLD-së Goran Milevski, thotë se propozimi i Georgievskit është nxitur nga pushteti dhe se kjo dëshmon se pushteti është frikësuar dhe përmes amnistisë tani kërkon shpëtim. Idenë e tij për amnisti ish kryeministri Georgievski e shpalosi në një tribunë mbi daljen e vendit nga kriza politike.
 
“Vlerësoj se nëse Maqedonia hyn në ciklin e burgosjeve masive, atëherë nuk do të mund të dalim asnjëherë nga kriza dhe me siguri, një ditë pas gjithë atyre situatave, përsëri do të vijmë te ligji për amnisti. Shumë më shpejtë dhe më lehtë do të vijnë te zgjidhja nëse në rend të parë vendosin ligjin për amnisti”, u shpreh Ljubço Georgievski, ish kryeministër.

Georgievski madje një ndër idetë për daljen nga kriza politike, propozoi edhe formimin e një qeverie ekspertësh, me kryeministër shqiptar. Arben Zeqiri

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves