Translate

Wednesday, April 1, 2015

Misini: Gruevski dhe Mijallkov janë miliarderë dhe pronarë të 40 përqind të bizneseve

Analisti politik, Suad Misini vlerson se kryeministri, Nikolla Gruevski dhe shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov kanë pasuri holivudiane dhe janë bërë miliarder.
Sipas tij 40 përqind e ekonomisë së Maqedonisë është në pronë të Gruevskit dhe Mijallkovit.
Këtu përfshihen firmat, bankat, zinxhirin e marketeve, xehroret, pomat e benzinës, mediat, tokën, restorantet, diskotekat, ndërtesat dhe sende tjera.
Kështu ka deklaruar në intervistën për Maktel, analisti politik, Suad Misini.
Ai ka sqaruar të gjitha mënyrat se si këta funksionar shtetëror parat që i marrin nga provizionet dhe bizneset tjera i legalizojnë përmes firmave fiktive që i hapin nëpër vende të ndryshme të botës.

0 comments :

Post a Comment