Skip to main content

Ministria e Jashtme e Turqisë shpreh keqardhje për ekzekutimin e Muhammed Kamaruzzaman

ANKARA (AA) - Ministria e Jashtme e Turqisë ka reaguar duke shprehur keqardhjen për ekzekutimin me varje të Muhammed Kamaruzzaman, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Jamaat-e-Islami (Bashkësia Islame) në Bangladesh, i cila u dënua me vdekje me akuzat për krime lufte, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme turke në një deklaratë të publikuar të dielën thekson se kanë "mësuar me trishtim këtë lajm", duke vazhduar më tej se “Turqia shpresonte për një metodë tjetër që të mund të gjendet në këtë shtet të Azisë për të prodhuar konsensusin shoqëror në vend të përdorimit të dënimeve me vdekje”.
Duke kujtuar se Turqia e ka hequr dënimin me vdekje në vitin 2004, deklarata vazhdoi më tej se: "Turqia i bëri thirrje autoriteteve të Bangladeshit për të mos kryer ekzekutimin dhe gjithashtu për të pezulluar dënimet e tjera të ngjashme me vdekje, kjo për të mbështetur kohezionin social dhe paqen në Bangladesh. Si një vend që e ka hequr dënimin me vdekje, Turqia ka ngritur shqetësim lidhur me zbatimin e këtij dënimi, që mund të çojë në tensione të reja në shoqërinë e këtij vendi."
Muhammed  Kamaruzzaman, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Jamaat-e-Islami (Bashkësia Islame) në Bangladesh u ekzekutua me varje në një burg qendror në Dhaka, kryeqytetin e Bangladeshit, një ditë më parë pas një vendimi të Gjykatës Supreme të këtij shteti që e shpallte fajtor për krime lufte, me pretendimin se janë kryer gjatë luftës për pavarësi më 1971 në Bangladesh.
Kamaruzzaman u dënua me vdekje në maj 2013 nga ana e Gjykatës për Krime Ndërkombëtare, një gjykatë vendase kjo e formuar për të hetuar krimet e luftës të 1971, dhe apelimi ishte hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë në nëntor 2014, duke mbështetur dënimin me vdekje ndaj tij.
Gjykata pretendoi se Kamaruzzaman është fajtor për pesë akuza për krime kundër njerëzimit, duke përfshirë edhe akuzat për vrasje, përdhunim dhe rrëmbim.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves