Skip to main content

Bomba e 23-të e opozitës zbulon planin për sulm fizik ndaj Zhernovskit

Opozita sot publikoi bombën e 23 me radhë në Kapishtec të Komunës Qendër. Edhe në këto biseda protagonistë kryesorë ishin Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski. Në njërën nga bisedat dëgjohet se si kryeministri Gruevski dhe ministri Janakievski bëjnë plane për të grumbulluar njerëz para objektit të Komunës Qendër, ku edhe përgatitej skenar për sulm fizik ndaj kreut të kësaj komune Andrej Zhernovski. 

N.G: Të premten do të grumbullojmë diku 2000 persona para Qendrës, një pjesë do të futen edhe brenda, sepse apo qytetarët kanë të drejtë të hynë, të shohim të mendojmë të ngrihet njëri dhe tre- katër shpulla t’ia jep para të gjithëve. Nuk mundet t’i bëhet asgjë, nuk ka lëndime trupore për kallëzim penal, ka vetëm kallëzim kundërvajtës.

M.J: A...mirë është këshilltarët të bëjnë ashtu siç bëjnë për buxhetin.
N.G: Si?
M.J: Këshilltarët tanë të bëjnë ashtu siç bëjnë për buxhetin. Të dalin, të bërtasin kundër ligjit, nuk je ti kushtetutë që të vlerësosh, kush je ti, kushtetutë që të vlerësosh?
N.G: Po, po...do t’ia thyejmë seancën.
M.J: Ashtu!
N.G: Nuk do të mund të mbaj seancë.
M.J: Dakord, do ta bëj gati edhe Martinin.
N.G: Por, me argumente do ta fryjmë atmosferën se po bën fals që më pas të ketë arsyetim për atë hap.
M.J: Dakord. Do të përgatitem, do të dëgjohem edhe me Martinin...I kam të gjitha argumente.
N.G: Dakord.
M.J: Mirë. Përshëndetje.

Në një bisedë tjetër dëgjohet ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe shefi i kabinetit në Kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer. Jankullovska porositë Protugjerin që militantët të kenë kujdes me sulmet ndaj shtabeve të partisë së Lube Boshkovskit. 

G.J: Alo.
M.P: Ej, fol Gorde?
G.J: Martin më fal, që këtë porosinë ta ridërgova, që të jemi më efikas. Aj disi këtyre tanëve t’iu themi të mos budallallepsen me shtabet. Tanët nga UFR (Unioni i Forcave të Reja) thyejnë shtabet e Lubes.
M.P: Mirë, mirë.
G.J: E tani ti e di, unë dal them marrëzira, them se nuk mund t’i gjejmë, kurse në Qendër është Dame, e di Dame Mirçevski.
M.P: Mirë, mirë.  

Në biseda tjera përsëri dëgjoheshin dy protagonistët Gruevski e Janakievski. Të dy bëjnë planë që pronarët e disa objekteve t’i bindin që objektet e tyre të përfshihen në projektin “Shkupi 2014” dhe të marrin pamje barok. Ndërkaq, kreu i komunës Qendër Andrej Zhernovski para qyetetarëv porositi kryeministrin Gruevski se shuplakën e radhës që do ta pësoj ai më 26 prill, do të jetë shuplakë e vërtetë nga banorët e Komunës Qendër. Adrian Kerimi 

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves