Skip to main content

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

Nata e së shtunës dhe e diela, 12 prill, është festë për besimtarët ortodoksë. Është Festa e Pashkëve Ortodokse.

Pashka është mbi të gjitha një përvjetor që feston jetën dhe triumfin e saj mbi vdekjen. Ja përse simboli i kësaj ngjarjeje janë vezët, emblema të pjellorisë dhe të ciklit të jetës.
Tradita e vezëve të kuqe ka origjinë të lashtë dhe është dokumentuar në epokën e Perandorisë romake, kur fshatarët paganë fusnin nën tokë një vezë të lyer me të kuqe për të marrë me të mirë perënditë për bollëk të të korrave.
Krishterimi përvetësoi këtë zakon pagan, duke i dhënë atij një vlerë shpirtërore dhe duke identifikuar në bojën e kuqe gjakun e Krishtit.
Simbol i fitores mbi vdekjen është edhe drita e qirinjve që besimtarët i mbajnë të ndezur gjatë natës së Pashkës.
Duke pasur parasysh vlerën e pamasë njerëzore dhe shpirtërore të “festës së festave”, në shekujt e parë të Krishterimit Ringjallja kremtohej çdo të diel.
Në vitin 325 pas Krishtit, me rastin e Këshillit të Nicea, Kisha e Krishterë (e cila nuk ishte akoma e ndarë në Kishë Katolike dhe Kishë Ortodokse, terma të hyra pas skizmës së 1054) vendosi për të festuar Pashkën vetëm një herë në vit, të dielën mbas hënës së parë të plotë të pranverës.
Pashka ortodokse dhe ajo katolike nuk përkojnë sepse Kisha Ortodokse ndjek “kalendarin julian”, bazuar mbi ciklin e stinëve dhe i shpallur nga Jul Cesari në vitin 46 para Krishtit, ndërsa Kisha Katolike ka adoptuar “kalendarin gregorian”, i dekretuar nga papa Gregorio XIII në vitin 1582

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves