Translate

Thursday, March 19, 2015

Shqiptarët i bashkohen ISIS-it për 30 mijë euro pagë

Shteti Islamik po u ofron shqiptarëve pagë nga 20 mijë deri në 30 mijë euro për të luftuar në anën e xhihadistëve në Siri dhe Irak.
Kështu ka thënë Resul Rexhepi, sekretar i Bashkësisë Islame të Kosovës ditë më parë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.
Rexhepi ka thënë se gjendja e keqe ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë, ka kontribuar në radikalizmin e të rinjve kosovarë, të cilët janë duke pranuar paga të larta për të luftuar me ISIS-in, transmeton Koha.net.
“Gjendja e vështirë ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë, veçanërisht tek të rinjtë, i ka shtyrë kosovarët që gjithnjë e më shumë të përqafojnë ekstremizmin, veçanërisht pasi nga andej të ardhurat financiare janë të mëdha”, ka thënë Rexhepi për ANSA.
Sipas raporteve, nga Kosova vlerësohet se disa dhjetëra shqiptarë janë të përfshirë në radhët e forcave terroriste islamike ISIS në Siri e Irak.

0 comments :

Post a Comment