Skip to main content

Pavle Trajanov pranon se gjyqësori është i partizuar

Maqedonia është në krizë të thellë politike ndërsa dalja e vetme është “zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare”. Kështu deklaroi Pavle Trajanov, lideri i Lidhjes Demokratike, parti që është pjesë e koalicionit qeveritar. Në shënimin e 15 vjetorit të formimit të kësaj partie, Trajanov thotë se tani për tani nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti, sepse nuk gjykon që të jenë shkelur parimet elementare të funksionimit të shtetit, edhe pse në fjalimin e tij, ai theksoi qartë se vendi ka sistem të partizuar gjyqësor, gjendje katastrofike të mediave si dhe krim të institucionalizuar.

“Kjo krizë politike, në fund do të zgjidhet me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Qytetarët do të jenë ata që do të vendosin cilin opsion politik ta zgjedhin dhe çfarëdo që të bëjmë, do të përfundojë me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”, tha Pavle Trajanov, kryetar i LD-së.

Afera “Puçi” dhe “Përgjimi” sipas Trajanovit, patjetër duhet të zgjidhen përmes dialogut politik ndërsa aktorët e këtij skandali të madh, të paguajnë çmim të lartë, për shkelje të vlerave themelore civile - theksoi lideri i LD-së, duke theksuar se përmes këtyre aferave është treguar fytyra e shëmtuar, dëshira për pushtet dhe para e shumë politikanëve. Për këtë, Trajanovi kërkon që opozita të kthehet në Kuvend, të formohet komision hetimor që do të shqyrtonte rastet. Por, këtë herë, vlerësimet që do të dalin nga ai Komision, sipas Trajanovit, të mos shpallen në letër higjienike, sepse vetëdija e qytetarëve është e lartë tashmë.

Është e sigurt se çështja të caktuara duhet të zgjidhen përmes sistemin gjyqësor, por gjyqësori ynë nuk ka kredibilitet të zgjidhë rastet ku janë të përfshirë parti politike, dhe për këtë konsiderojmë se duhet të niset debat në Parlament, të formohet Komision i cili do të bëj analizë të gjendjeve rreth shkeljeve të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Unë si deputet, dorëzova kërkesë tek kryetari i Parlamentit dhe pres nesër që ai të marrë vendim për fillimin e debatit parlamentar. Por, kjo nismë kërkon edhe opozitën, e cila patjetër duhet të jetë në Parlament”, u shpreh Pavle Trajanov, kryetar i LD-së.

Lidhur me ekonominë, Trajanov theksoi se vendi ka problem me shpërnguljen e të rinjve, rënien e natalitetit etj. Ai tha se është e patjetërsueshme thithja e investitorëve të huaj të cilët do të ofrojnë paga sikur në vendet e tyre amë e jo paga minimale në Maqedoni. Natasha Stojanovska

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves