Lideri aktual i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR) në Kosovë, Behgjet Pacolli paralajmëron largimin e tij nga drejtimi i kësajpartie, e cila nuk siguroi mandate të deputetëve në zgjedhjet e fundit .
“AKR duhet të jetë edhe më efuqishme dhe shumë shpejt do të dalim me lajmin se kush do ta drejtojë AKR. AKR—ja nuk është parti private që unë të them seMimoza Kusari apo dikush tjetër, ai do të udhëheqë partinë. Sigurisht njerëz të devotshëm të AKR do të dinë të zgjedhin prijësin e mëtejshëm. Unë do të qëndroj fuqishëm pas atij apo asaj që do të drejtojnë AKR. Unë do të kontribuoj edhe më tepër, kështu që AKR do jetë më efuqishme dhe ne do të jemi në skenën politike. Në zgjedhjet e ardhshme në do të jemi fuqishëm prezent me programin tonë sfidues, 100% ekonomik”, deklaroi për OraNews, Pacolli, duke mos paralajmëruar se kush do të jetë zëvendësues i tij.
Jozyrtarisht një nga emrat më të lakuar për drejtimin e kësaj partie është MimozaKusari, kryetare aktuale e Gjakovës. /albeu.com/

Comments
Post a Comment