Mbrojtësi shqiptar i përfaqësueses së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, ka thënë se nuk ishte zgjedhje e lehtë kalimi nga skuadra e Evertonit në Sampdoria që atëbotë garonte në Serie B të Italisë. Por, ai thotë se për të bërë hapa përpara në karrierë duhet të niste nga prapa. "Në Everton nuk gjeta hapësirën e kërkuar dhe kështu u transferova në Sampdoria. Nuk ishte zgjedhje e lehtë për mua, sepse Sampdoria ishte në Serie B. Por, unë isha i bindur se për të bërë hapa përpara në karrierë, duhej të pranoja këtë vendim. Me Sampdorian arritëm të ngrihemi në Serie A dhe pas lojërave të mira u ftova edhe nga Gjermania. Kur mora ftesë u emocionova shumë. Ishte gëzimi më i madh në karrierën time edhe pse kisha luajtur në të gjitha gjeneratat për Gjermaninë", ka thënë Mustafi, njofton të enjten "tuttomercatoweb.com". Mustafi në verën e vitit të kaluar, pas Kampionatit Botëror në Brazil ku me Gjermaninë doli kampion, firmosi kontratë me Valencian. Ai është bërë lojtar kyç te kjo skuadër. Ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me një asistim në 21 paraqitje në Primera Divisionin e Spanjës. Me Valencian ka kontratë deri në qershor të vitit 2019. Mustafi është stabilizuar edhe në përfaqësuesen e Gjermanisë si lojtar titullar.
Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me
Comments
Post a Comment