MOSUL (AA) - Organizata terroriste ISIL në qytetin e Mosulit në Irak ka minuar xhaminë Hema Kado e cila i përket periudhës osmane.
Saeed Mamuzini, zyrtar i Partisë Demokratike të Kurdistanit (KDP), për AA ka konfirmuar se militantët e ISIL shkatërruan xhaminë e famshme. "Xhamia, e cila është ndërtuar në periudhën osmane dhe ndodhet në perëndim të Mosulit, dje ka shpërthyer duke u minuar me eksploziv nga militantët e ISIL-it. Brenda xhamisë ndodhej tyrbeja për të cilën nuk e dimë se kujt i takon. Banorët në Mosul çdo të enjte dhe të premte vizitonin këtë tyrbe. Pasi që kjo i pengonte terroristëve, ata minuan xhaminë", tha Mamuzini.
Militantët e ISIL-it, më herët kanë kryer një sulm në muzeun e Mosulit, ku shkatërruan shumë vepra të vlefshme. Xhamia, e cila është e njohur edhe si Xhamia e Ibn Abdullah Ibn Abdul-Kadir Chalabi, është ndërtuar në vitin 1881, gjatë periudhës osmane./anadolu agency
Comments
Post a Comment