Translate

Sunday, March 1, 2015

Mijëra vetë marshojnë paqësisht në Moske për nder të opozitarit të vrarë, Boris Nemtsov

MOSKË- Mijëra njerëz sot, në qendër të Moskës bënë homazhe për opozitarin e vararë dje, Boris Nemtsov, vrasja e të cilit ka tronditur opozitën ruse, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse ende nuk dihet se kush është përgjegjës për vrasjen, për kundërshtarët e Presidentit Vladimir Putin është një shenjë e qartë, në qoftë se Nemtsov është vrarë për aktivitete politike, atëherë askush nuk është i sigurt.
Aktivistët e opozitës planifikuan protestën-marshim në formë paqësore, edhe pse zyrtarët e qytetit kërkuan që kjo të mbahet në periferi të kryeqytetit të Rusisë. Pas vrasjes të Nemtsov, aktivistët në vend të protestës bënë thirrje për marshim paqësor në qendër të kryeqytetit, të cilin e miratoi administrata e qytetit.
Pjesëmarrësit e marshit paqësor nga qendra e Moskës marshuan drejt urës ku Nemtsov u vra, duke vendosur lule në nderim të tij. Mes pjesëmarrësve shikoje edhe nga ata që ishin të përlotur.

0 comments :

Post a Comment