Kryeministri Nikola Gruevski sot ka injoruar kërkesën e opozitës maqedonase për dorëheqjen e tij dhe të kabinetit qeveritar.
Gruevski theksoi se për këtë vendosin qytetarët e Maqedonisë dhe jo kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai këtë e theksoi gjatë një takimi në Kadastrën e Maqedonisë në Shkup.
“Kërkesa e tij kryesore ishte formimi i një qeverie të ashtuquajtur kalimtare, diçka në formën e një koalicioni të gjërë dhe dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe dorëheqjen time. Por për ate se kush do të jetë apo nuk do të jetë në Qeveri vendosin qytetarët përmes zgjedhjeve”, ka qenë deklarata e shkurtër e kryeministrit Gruevski.
Ai ka theksuar se Zaev përmes disa materialeve të krijuara po tento ntë bindë qytetarët se ata kanë votuar kundër vullnetit të tyre apo se bëhet fjalë për zgjedhje të falsifikuara. (INA)
Comments
Post a Comment