Skip to main content

Brukseli konfirmon kërkesën e Prokurorisë për ekspertizë

Brukseli konfirmoi se ka marrë kërkesën e Prokurorit Publik të Maqedonisë për ekspertizë ndërkombëtare në procesimin e padive të ngritura nga palët, si atë për rastin Puçi nga pushteti, ashtu edhe për ato nga opozita, për përgjimet. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Koçijançiq megjithatë nuk dha përgjigje të prerë nëse BE-ja do të dërgojë ekspertë juridikë. Koçijançiq nga ana tjetër paralajmëroi iniciativën e deputetëve evropianë që të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.
“Po, unë mund të konfirmoj se ne e kemi pranuar kërkesën e Prokurorit. Gjithashtu unë mund të them se e mirëpresim atë. Ju e dini se komisionari Han këtë e tha edhe në Parlamentin Evropian javën e kaluar, çdo iniciativë të marrë nga grupet e partive politike evropiane  dhe anëtarët individual të Parlamentit Evropian të ndihmojnë në kapërcimin e krizës dhe mirëpret dëshirën e tyre për t’u përfshirë më tej. Në këtë kontekst, dua të theksoj se takimi i parë mes palëve do të zhvillohet në fund të muajit dhe komisioni do të punojë nga afër me anëtarët e parlamentit evropian në këtë aspekt. Por folur në përgjithësi, partitë politike në IRJM duhet të shfaqin përgjegjësi dhe të përfshihen në dialog konstruktiv që ta kapërcejnë qorrsokakun dhe të fokusohen në prioritet strategjike për shtetin dhe qytetarët”, u shpreh Maja Kocijancic, zëdhënëse e Komisionit Evropian.
Ndërkohë, edhe ambasadorja e Francës në Maqedoni shprehu shqetësimin e thellë për mungesën e aktiviteteve për zgjidhjen e krizës politike, ndërkohë që tërhoqi vëmendjen se zgjatja e krizës mund të sjellë pasoja të rënda për vendin.
“Ne presim përfundimin e shpejtë të krizës dhe gjetjen e rrugëve dhe mënyrat për shtetin që të kthehet në situatën normale dhe në hapin normal. Rreziku afatgjatë është se kemi institucione që nuk funksionojnë prandaj duhet që kriza politike të zgjidhet. Ne jemi në mes të krizës politike sikurse qytetarët dhe po ndjekim me shqetësim zhvillimet. Ka krizë politike mes partive dhe prandaj është e rëndësishme që në këtë moment të kuptohet se kjo krizë mund të ketë pasoja negative në afat të gjatë dhe duhet të punojnë në përgjigje institucionale”, tha Laurence Auer, Ambasadorja e Francës në Shkup.

Brukseli dhe misionet e huaja në përgjithësi në vend, kanë shprehur shqetësimin për situatën e fundit. Komisioneri Han bëri të qartë se para se të dërgohet çdo ndihmë në Maqedoni, duhet të ofrohet garancia se klasa politike në vend do të zgjedh të ndjekë standardet evropiane. Pavarësisht krizës në rrafshin hetimor, ndërkombëtarët theksojnë se kriza është mbi të gjitha politike./lajm

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves