Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti madje mbrëmë e bëri këtë situatë edhe më të qartë, duke thënë se lidhur me përgjimet nuk koketojnë me asnjërën palë.
U liferuan informacione për kinse takim mes liderit të opozitës LSDM Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti për shkak të aferës së përgjimit. Jozyrtarisht shkruan “Dnevnik”, kërkesa e Ali Ahmetit paska qenë që të mos publikohen incizimet që do komprometonin funksionarët e BDI-së, ndërsa për kthim BDI ka ofruar mbështetje për qeveri kalimtare.
"Takimin e kanë dakorduar funksionarë të lartë të dyja partive, ndërsa sipas njërit version ai takim është dakorduar në Tetovë ndërsa është mbajtur në Zajaz, ndërsa sipas variantit tjetër takimi është mbajtur në Bihaçka, në selinë e LSDM-së", shkruan “Dnevnik”.
Comments
Post a Comment