Skip to main content

Vatiç përforcimi i radhës dhe i fundit i Shkupit

Kampioni vjeshtor në Ligën së Dytë, FC Shkupi ka vazhduar me stërvitjet e rregullta në kuadër të përgatitjeve dimërore, por nga ana tjetër në skuadër ka ardhur dhe një përforcim tjetër. Së fundmi pjesë e bardhekaltërve është bërë Kenan Vatiç, i cili te Shkupi vjen nga skuadra e Metallurgut, teksa së fundmi ka luajtur si futbollist i huazuar te skuadra e Lokomotivës. 22 vjeçari që në moshën 17 vjeçare kishte kontratë profesionale me ekipin e Ligës së Parë Metallurgu, duke luajtur një kohë të gjatë me këtë skuadër edhe në rangun me të lartë, por që më pas të huazohet për në Ligën e Dytë. “Jam shumë i kënaqur që kam ardhur në një mes siç është ky te skuadra e Shkupit. Falënderoj të gjithë për pritjen që më kanë bërë dhe këtu vatër ndjehem si në familjen time. Kam ardhur në një ekip me të cilin do të shkruajmë historinë, klub i cili ka një të kaluar të lavdishme dhe një publikë të respektuar edhe jashtë Maqedonisë”, ka thënë Vatiç, i cili luan në pozitën mbrojtës i djathtë. Ndryshe, nga radhët e skuadrës nga Çairi thonë se me blerjen e Vatiç është mbyllur lista e përforcimeve. Në ndërkohë, skuadra e Shkupit ka vazhduar me stërvitje intensive dhe tani pas miqësores së parë që e fitoi ndaj Trepçës ’89 (1-0), ekipi po planifikon që të siguroj dhe kontrolluese të tjera. Kështu, sot (e shtunë) me fillim në ora 12 “pëllumbat” do të luajnë në Gjorçe Petrov kontrolluese me Makedonia Gj.P. ndërsa me 7 shkurt tani më është vendosur për kontrolluese kundër Vëllazërimit, ndeshje kjo që do të luhet në Strugë. Gjithashtu klubi është në bisedime që të aranzhojë edhe një miqësore me ekipin e Renovës, që deri më tani ende nuk është konfirmuar. Në ndërkohë, skuadra nga Çairi do të vazhdojë qëndrimin në Shkup deri me 3 shkurt, kur atë ditë do të nisen në Ohër, për të vazhduar përgatitjet për 10 ditë. 

Comments

Popular posts from this blog

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...