Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH Ziadin Sela, duke folur për gazetën “Dnevnik”, thotë se do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse do të pranojë legjitimitetin e kongresit të paralajmëruar për datat 21 dhe 22 mars.
Ai thotë se është në duart e gjykatës vendimi nëse Lëvizjes për Reforma do t’i jepet stema dhe vula e PDSH-së, por kjo sipas tij nuk do të thotë fund për këtë ndërmarrje. Sela thotë se në rast të një përgjigjeje negative nga gjykata, Lëvizja për Reforma në PDSH do të themelohet si subjekt më vete.
“Nëse gjykata vendos se ne nuk kemi të drejtë për të marrë stemën dhe vulën, atëherë do të bëjmë ndryshime të vogla në stemën e partisë, dhe ajo do të quhet Lëvizja për Reforma në PDSH në vend që PDSH. Atëherë, në zgjedhje, anëtarët e partisë do të mund të zgjedhin se cila është PDSH-ja e vërtetë”, tha Sela.
Comments
Post a Comment