Skip to main content

Mbi 500 mjek shqiptar heshtin, as një shkronjë shqipe te uebfaqja e Odës së mjekëve

Shkup, 27 janar- As një i punësuar shqiptar nuk mund t’a gjeni në administratën e Odës së mjekëve të Maqedonisë me seli në Shkup. Në sektorin juridik, kontabilitetin dhe shërbimet e liçencës së mjekëve të gjithë maqedonas. 

Mjekët shqiptar janë të pafuqishëm por edhe shumë pasiv pasi nuk kërkojnë më shumë të drejta.

Më tragjikja, është se  mjekët shqiptar nga e gjithë Maqedonia nuk mund të lexojnë asnjë informatë në gjuhën shqipe në uebfaqen e dhomës së mjekëve të Maqedonisë. Për këtë padrejtësi, askush nga mjekët shqiptar nuk guxon të flas publikisht për shkak të reperkusioneve.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                      Është për t’u habitur fakti se njeriu i dytë në Odën e mjekëve me vite është kirurgu i kirurgjisë plastike, Idriz Orana nga Shkupi, ndërsa kohën e fundit zëvendëskryetar është mjeku pediatër nga Kërçova, Xhabir Bajrami.


Dhoma e mjekëve si institucion i lartë kontrollon të gjithë mjekët në Maqedoni. Bënë regjistrimin e mjekëve, organizon dhënien e provimit profesional pas mbarimit të studimeve të mjekësisë, dhënien e liçencës së punës çdo 7 vite, edukimin e vazhdueshëm të mjekëve dhe ruajtjen e të dhënave personale.

Për më tepër në në linkun e mëposhtëm.
http://www.lkm.org.mk/mk/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/