Kryetari i Jemenit, Abd-Rabu Mansur Hadi, ka dhënë dorëheqje, duke u shprehur se vendin e ka kapluar një kolaps i vërtetë.
Parlamenti e ka refuzuar dorëheqjen e kryetarit dhe ka ftuar për nesër një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohet kriza politike që ka përfshirë vendin.
Vetëm disa e orë më parë, kryeministri Haled Baha, kishte dhënë dorëheqje duke thënë se nuk dëshiron të jetë i përfshirë në “konfuzionin politik jo konstruktiv”.
Comments
Post a Comment