Barceona ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale të Copa del Rey, duke shënuar fitore në shtëpi te Atletico Madridi 3-2, në një takim që do të mbahet mend për një kohë të gjatë, për shkak të referimit katastrofal.
Në pjesën e parë u shënuan të gjitha golat e këtij takimi. Torres kalon vendasit në epërsi pas 33 sekondave lojë, para se Neymar të barazojë rezultatin në minutën e 9.
Garcia për Atleticon dhe Miranda autogol e Neymar shënojnë golat tjerë në këtë takim.
Atletico mbetet me dy lojtarë më pak në fushë, pasi Gabi ndëshkohet në tunel pas përfundimit të pjesës së parë, teksa Suarez merr kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84' të takimit.
Barcelona kualifikohet pas rezultatit të përgjithshëm nga dy ndeshje, 4-2.
Comments
Post a Comment