Një det me bluza të bardha të shtunën (07.10) në Barcelonë. Ky ishte simboli i paqes në sheshin Plaça Sant Jaume në qendër të Barcelonës. Mijëra vetë iu bashkuan një thirrjeje anonime për protestë. Qëllimi i protestuesve ishte që të dyja palët si kryeministri, Mariano Rajoy dhe presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont të zhvillojnë dialog mes tyre. “Të dyja palët duhet të ulen me njëra-tjetrën dhe të bisedojnë, kështu nuk vazhdohet më“, u shpreh një protestues. Ndërsa një tjetër thekson, se “sikur të kisha parë një flamur katalonas apo spanjoll do të isha larguar menjëherë”. Vetëm flamuj të bardhë shiheshin në protestë me mbishkrime: “Na lini të flasim”. Një protestuese e re u shpreh se “kjo është një lëvizje popullore, dhe jo partiake”. Shumë vetë janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë, nëse presidenti Puigdemont të martën shpall pavarësinë. A do të aktivizojë Spanja nenin 155 dhe do t’i heqë autonominë Katalunisë? Si do të reagojnë përkrahësit e separatistëve? Do t
Gjithmonë me kohën dhe të saktë